LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të vendos për lehtësimin e masave në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të vendos për lehtësimin e masave në Maqedoni

Lehtësimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë do të varet nga rezultatet e testeve, nëse do të ketë më shumë ose më pak të infektuar me coronavirus, tha dje Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Këto rezultate do të analizohen sot në mbledhjet e Komisionit për sëmundje infektive dhe Shtabit Qendrorë i Qeverisë, pas së cilës do të dihet saktësisht se si do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen së pari.

Nëse numri i sotëm i të diagnostikuesve rishtas, nga testet e bëra dje, është përsëri siç tregon trendi i dy javëve të fundit, do të interpretohej si një variacion, dhe do të rekomandohet që gradualisht të hapen institucionet.

“Ata që organizojnë arsim, kurse, shkolla ngjarje do të ishin të parët që do të fillojnë të funksionojnë në përputhje me propozimet”, tha Ministri dje, duke shtuar se këto propozime do të diskutohen në mbledhjen e sotme dhe do të propozohen në Shtabin Qendrorë në Qeveri.


Përparësi do t’u jepet atyre që mund të vendosin me lehtësi rendin, distancën, dezinfektimin, maskat mbrojtëse, dhe ata që mund të sigurojnë një sistem të sporteleve, shpjegoi Ministri.

I pyetur për masat lehtësuese për atletët, Filipçe tha se po merren parasysh sportet individuale, por theksoi se si do të dihet se si do të jetë pas takimeve të sotme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori