LAJMI I FUNDIT:

Komisioni LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komisioni LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian ka votuar sot pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime,  Komisioni LIBE ka miratuar raportin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se kosovarët e meritojnë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.


“E di se sa e vështirë ka qenë dhe sa punë kanë bërë kosovarët që të arrijnë kriteret për liberalizim. Dëshiroj që ti ofroni mbështetje të plotë raportit pasi që Kosova e meriton të ketë lëvizje të lirë”, ka thënë Fajon.

Ndryshe, pas këtij votimi tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli për marrëveshje nder-institucionale për liberalizim.

Ndryshe, në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa votimi në LIBE i hapë rrugë votimeve në instancat tjera të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori