Site icon Telegrafi

Komisioni i Gjyqtarëve dënon sulmin ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu

Sot pas ndeshjes të DigitAlb Kupës ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës është sulmuar gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

Teksa po dilte nga stadiumi, tre persona të përgatitur kanë sulmuar gjyqtarin nga Gjilani.

Me këtë rast ka reaguar edhe Komisioni për Gjyqtarë në krye me Përparim Hasanin.

Lexo po ashtu Pas ndeshjes Drenica-Prishtina, sulmohet gjyqtari Mervan Bejtullahu

“Komisioni për Gjyqtarë e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit, Mervan Bejtullahu”.

“Kërkojmë nga organet kompetente ta zbardhin ngjarjen sa më parë, pasi raste të tilla nuk i kontribuojnë futbollit”, thuhet në reagimin e këtij Komisioni.

Bejtullahu pas sulmit është shoqëruar në polici dhe ka dhënë deklaratën për rastin.

Ndryshe, duelin e fitoi Prishtina pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

Exit mobile version