Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të Komisionit Evropian (KE), ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në drejtim të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa. Pas pesë vjetësh angazhimi të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin bllokut evropian, siç bëjnë pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ditë më parë burime diplomatike në bruksel kanë thënë se javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.
Për më tepër, thonë burimet, “tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara.
Po sipas burimeve, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë muajit tetor, do të nisë të diskutohet në grupet punuese të Këshillit të BE-së – aty ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të unionit.
Edhe deputeti gjerman, Anton Hofreiter, ka thënë të martën (20.09) se është optimist se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit.
“Procesi tani është në fazën finale dhe problemi në periudhën e fundit nuk ka pasur asgjë të bënte me Kosovën, por kishte të bënte me problemet e brendshme të disa shteteve anëtare të cilat janë të frikësuara nga ekstremizmi i djathtë, por unë jam vërtet optimist se liberalizimi i vizave do të finalizohet me gjasë këtë vit, për të cilin ju keni pritur gjatë dhe jam optimist se do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Hofreiter, për Kallxo.com.
Deputeti gjerman ka thënë se në Bashkimin Evropian gjërat kurrë nuk dihen definitivisht pasi që gjithmonë ka nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare që të pajtohen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët