LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Anti-korrupsion: Opinioni t’i paraqesë të gjitha keqpërdorimet eventuale të procesit zgjedhor

Komisioni Anti-korrupsion: Opinioni t’i paraqesë të gjitha keqpërdorimet eventuale të procesit zgjedhor

Komisioni Anti-korrupsion i inkurajon qytetarët, organizatat qytetare dhe mediat t’i paraqesin të gjitha parregullsitë në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe zgjedhjeve lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

Nga komisioni rikujtojnë se në periudhën 20 ditore të fushatës deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryetarëve të komunave, nuk mund të mbahen ngjarje publike për shënimin e ndërtimeve dhe lëshimin në përdorim të objekteve të ndërtuara me para buxhetore, ujësjellës, shkolla, foshnjore. E ndaluar është të përdoren hapësirat e zyrave dhe pajisjeve si dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore për qëllime zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsion do të kryejë kontroll në paratë buxhetore dhe do ta ndjek financimin e fushatës zgjedhore, me nismë të vete, pas ankesës nga organizatori i fushatës zgjedhore apo ndonjë mbikëqyrës i akredituar.


Në web-faqen e Komisioni Anti-korrupsion u publikua forma e paraqitjes së paraqitjes për dyshime dhe shkelje joligjore të procesit zgjedhor që mund të mbushet secili që ka njoftime se keqpërdoren mjetet buxhetore për qëllime zgjedhore, nëse bëhen përpjekje për trysni dhe kërcënimeve ndaj votuesve, nëse fillon ndërtimi i objekteve publike, ujësjellësve, shkollave, rrugëve dhe nëse paguhen pensionet, ndihma sociale që nuk janë të rregullta sipas muajit.

Në web-faqen komisionit është publikuar regjistri i automjeteve të organeve shtetërore, të komunave dhe të ndërmarrjeve publike, me tabela të regjistrimit. Nga komisioni ju bëjnë thirrje të gjithëve të zbulojnë keqpërdorime të automjeteve për qëllime zgjedhore, ta paraqesin rastin në këtë institucion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Kalo në kategori