Nuk është arritur ende pajtimi për emërimin e anëtarit të pestë të komisionit Ad-hoc nga radhët e komunitetit shqiptar në Maqedoni, siç e parasheh edhe marrëveshja e katër partive kryesore, pavarësisht se dita e martë ishte afati i fundit për përmbylljen e procesit, njofton REL.
Gjatë ditës e ka tërhequr kandidaturën e tij Daut Dauti, i cili hyri në garë të ngushtë me Sefer Tahirin.
Por, Tahiri nuk mbetet kandidati i vetëm pasi ditë më parë komisioni ka rikthyer për shqyrtim edhe 5 kandidaturat e tjera të cilat nuk hynë në garë të ngushtë.
Dy anëtarët të Komisionit ad-hoc i cili në bazë të marrëveshjes politike duhet të monitorojë punën e mediave në periudhën parazgjedhore, janë zgjedhur me propozim të OBRM-PDUKM-së, ndërsa dy anëtarët tjerë janë zgjedhur me propozim të LSDM-së opozitare.
Albert Musliu, analist politik, thotë se partitë politike në pushtet taktizojnë me zgjedhjen e anëtarit të pestë për shkak të fuqisë së votës që ka ai, veçanërisht për vendosjen e sanksioneve të cilat nuk do të informojnë në mënyrë të drejtë.
“E gjithë lufta bëhet nëse në krye të këtij komisioni zgjidhet personi i cili ka integritet dhe profesionalistet. Gjithsesi se ai nuk do të lejojë që disa nga mediat, veçanërisht ato të cilat kanë promovuar politikat e partisë më të madhe në pushtet, të mund të sillen ashtu siç janë sjellë gjer më tani”.
“Mendoj se pikërisht këtu qëndron problemi se partia maqedonase në pushtet nuk është e gatshme që në mënyrë komode të tërhiqet nga ai monopol që ka pasur në mediat kryesore dhe veçanërisht shumë rëndë e kanë të heqin dorë nga influenca ndaj medievegjatë zgjedhjeve”, thotë Musliu.
Partitë politike në parim kanë theksuar se janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje më 11 dhjetor ndërkohë sot asnjëra nuk ka dashur të komentoj se mos fillimi me punë i komisionit ad-hoc a do të paraqet pengesë për shtyrjen e zgjedhjeve
Ndërkohë, Pavle Trajanov nga lidhja Demokratike e Maqedonisë partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar tha se në këtë moment mund të thuhet se janë krijuar kushtet për formimin e qeverisë teknike, e cila duhet që t`i përshpejtojë proceset dhe t`i zbatojë zgjedhjet.
“Mendoj se janë krijuar kushte për t’u formuar qeveria teknike e cila do të ketë për detyrë krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve në një frymë demokratike dhe kjo paraqet boshtin kryesorë për të pas zgjedhje të besueshme”.
“Përderisa kur bëhet fjalë për çështjet teknike siç është formimi i komisionit ad hoc dhe emërimi i redaktorit të ri në servisin publik nga radhët e opozitës nuk mund do të ndikojnë për kredibilitetin e zgjedhjeve, edhe pse është mirë që të plotësohen”, vlerëson Trajanov.
Gjatë ditës së sotshme liderët e katër partive kryesore në Maqedoni pritet të takohen për të vendosur nëse janë plotësuar detyrimet që dalin nga marrëveshja e 22 korrikut si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parapara me 11 dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025