Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos në dhjetor të vitit të kaluar kishte dhënë lajmin se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave në zonën Shengen, ndërsa për Kosovën kishte kërkuar edhe plotësimin e 8 kritereve shtesë.
Që nga ajo kohë Ministria e Integrimeve evropiane kishte nisur punën e saj për adresimin e këtyre kritereve, të cilat jo më larg se javën që lamë pas ministri Çollaku tha se tashmë janë plotësuar.
Megjithatë, komisionari Avramopoulos duket se nuk është ende i bindur për këtë gjë. Për këtë arsye, ai ende nuk e ka në agjendën e tij vizitën në Kosovë.
“Zëri.info” ka kontaktuar me zyrën e komisionarit Avramoupolus, për të pyetur nëse ai së shpejti pritet që të vizitoj Kosovën e pse jo të jap edhe lajmin e shumë pritur nga qytetarët e Kosovës për liberalizim.
Mirëpo, përgjigja që “Zëri.info” ka marrë është negative. “Komisionari Avramopoulos e ka agjendën e tij shumë të ngjeshur në ditët në vijim. Mirëpo ai nuk ka asnjë vizitë të konfirmuar për Kosovë aktualisht. Megjithatë në momentin kur vizita e tij në Kosovë të konfirmohet, ne do të ju njoftojmë menjëherë”, ka thënë Milica Petroviç, shefe e zyrës për informim të komisionarit Avramopoulos.
Vizita e komisionarit të BE-së, ishte paralajmëruar qysh në dhjetor të vitit 2015 për periudhën e hershme të këtij viti, por duket se ajo do të shtyhet për pjesën e dytë të vitit 2016.
Ndërkohë në vizitën e komisionarit Avramopoulos në Tiranë në mars të këtij viti ai e kishte pranuar se Kosova ka bërë përparime në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të fundit. Madje kishte paralajmëruar një vizitë të shpejtë në Kosovë.
“Ju e dini mirë që Kosova duhet të përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme. E kuptojmë që ajo është e etur të shohë sinjale të prekshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk kemi dërguar kurrë sinjale negative, përkundrazi. Jemi përpjekur që ta ndihmojmë Kosovën në përpjekjen që ka ndërmarrë për t’i përmbushur të gjitha këto kërkesa të njohura tashmë. Kam ndërmend të shkoj në Kosovë shpejt. Dëshira ime është që të ndihmoj. Por edhe të më ndihmojnë”, kishte deklaruar Dimitris Avramopoulos gjatë një konference në Tiranë.
Megjithëse vizita e tij ende nuk është konfirmuar, ministri i Integrimeve Evorpiane, Bekim Çollaku pasi rikthimit të tij nga Strasburgu ku kishte në vizitë zyrtare tha se Komisioni Evropian tashmë u ka thënë vendeve anëtare të BE-së, se Kosova ka përmbushur edhe rekomandimet e fundit. A do të kemi së shpejti një lajm edhe për Kosovën kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim kur edhe pritet të konfirmohet vizita e komisionarit Avramopoulos në Kosovë. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës