Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dënon sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj fëmijës K.M, 7- vjeçare, nga një person i moshës madhore në Komunën e Istogut.
Sipas njoftimit për media, KOMF kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërrmarrin masat sipas legjislacionit në fuqi për ndëshkimin e personit të dyshuar për ushtrim të dhunës.
“Sipas informacioneve të publikuara në media, raportohet që 7-vjeçarja, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kohë pas kohe, paraqiteshin në afërsi të dyqanit për të kërkuar lëmoshë. Ndërkaq, sipas pronarëve të vetë dyqanit, fëmijët nuk shkaktonin ndonjë problem. Prandaj, KOMF kërkon nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e Istogut të vlerësojë rastin dhe të ofrojë shërbimet sociale dhe familjare për fëmijën dhe familjen. Po ashtu, përmes këtij reagimi KOMF shpreh shqetësimin për nivelin e lartë të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë, duke potencuar që ndalohet çdo formë e dhunës në secilin ambient, në familje, institucione edukativo arsimore, në institucionet e kujdesit, organet e rendit dhe sistemit të drejtësisë dhe komunitet. Institucionet për mbrojtjen e fëmijës janë të obliguara të zhvillojnë dhe zbatojnë programet sociale që ofrojnë mbështetje për fëmijën dhe familjen, me qëllim që të parandalohet rreziku për jetën, dhunën, neglizhimin, abuzimin dhe shfrytëzimin”, thuhet në njoftim.
KOMF kërkon nga institucionet përkatëse që të zhvillojnë dhe zbatojnë programe edukative që sensibilizojnë qytetarët mbi vlerat dhe rëndësinë e diversitetit, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe kujdesin ndaj fëmijës.
Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, 29 -vjeçar i cili ka sulmuar fizikisht një fëmijë 7-vjeçar të komuniteti ashkali./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025