Nuanca e mrekullueshme teget, model fantastik i kombinezonit dhe detaje të pazakonshme ari e bëjnë zgjedhjen e modës të këngëtares Taylor Swift inspirim të vërtetë për mbrëmjen e Vitit të Ri

Pantallonave të rehatshme gjithmonë damat u kanë kushtuar rëndësi kur të veshura në to atyre u duhet ta kalojnë gjithë natën, ndërkaq me modelin e këtillë e dimë që nuk do ta sakrifikojmë elegancën për shkak të prakticitetit, transmeton Telegrafi.


Bukuroshja Taylor Swift po merr vëmendjen që kur për herë të parë ka ecur në tepihun e kuq në vitin 2006.

gfgfgfgf 2

Edhe sot është shumë e re, ajo është shembull i vërtetë kur është fjala për zgjedhje elegante të modës.

Kombinezoni i shtëpisë së modës Oscar de la Renta ka detaje ekskluzive të arit – stoli në bel dhe zinxhir të mëdhenj të punuar në vend të bretelave rreth qafës dhe mbi njërin sup.

Taylor Swift Billboard Women in Music 2019 Red Carpet Fashion Oscar de la Renta Tom Lorenzo Site 7

Këmbët e rrafshëta dhe të gjera të pantallonave i kontribuojnë rehatisë, sandalet e arta janë krijuar për tepihun e kuq, ndërkaq, nëse dëshironi të dukeni paksa e krisur, shikoni ngjyrën e llakut në thonj, si në duar ashtu edhe në këmbë dhe – kopjoni idenë! /Telegrafi/

5df8f4a279d7570c110937b3