Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.


Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme.

Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com



telegrafi sport app