Trupat koreano-veriore me gjasë janë tërhequr përkohësisht nga vija e frontit në Kursk të Rusisë, pasi kanë pësuar humbje të mëdha, ka njoftuar komandanti i forcave speciale të Ukrainës.
Komandanti i identifikuar me nofkën “Puls”, tha se burrat e Kim Jong-un me gjasë kanë marrë mësime nga gabimet gjatë tentativës së tyre të parë – pas një përplasje të përgjakshme me ushtarët ukrainas – ku disa po shërojnë plagët e tjerët po presin të rigrupohen.
“Mendoj se ata së shpejti do të rikthehen”, tha ai derisa foli nga një bazë sekrete në verilindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Intervistat me disa trupa ukrainase zbulojnë detaje se si koreano-veriorët kanë luftuar që kur ata arritën në fushëbetejë në rajonin rus të Kurskut muajin e kaluar. Kjo përfshin:
Mungesë e dukshme fillestare e vetëdijes për kërcënimet nga dronët dhe artileria, me ushtarët e Koresë së Veriut që sulmojnë në këmbë “si diçka nga Lufta e Dytë Botërore” në grupe prej 20, 40 apo edhe 60 burrash, duke e bërë veten objektiva të lehtë
“Shpëlarje truri” që do të thotë se ata vazhdojnë të ecin përpara pavarësisht se janë nën zjarrin ukrainas, dhe me shokë të vrarë dhe të plagosur rreth tyre
Dëshira për të hequr provat e pranisë së tyre nga zona e luftës, me koreano-veriorët me helmeta të bardha të dalluara duke u përpjekur të rikuperojnë të plagosurit dhe të vdekurit
Një refuzim për t’u marrë të gjallë, me pretendimet se koreano-veriorët janë parë duke e hedhur veten në erë me granata, në vend që të rrezikojnë kapjen. Puls madje pretendoi se një koreano-verior është dëgjuar duke bërtitur “për gjeneralin Kim Jong Un”, përpara se të vriste veten.
Koordinim i dobët ndërmjet forcave koreano-veriore dhe ruse për shkak të pengesës gjuhësore. Një ushtar pretendoi se përgjimet e radiolidhjes zbuluan se koreano-veriorët kishin shënjestruar aksidentalisht pozicionet ruse. Ai tha gjithashtu se ata do të sulmonin pozicionet ukrainase, duke pësuar humbje, por trupat ruse më pas do të dështonin të shfrytëzonin fitimet
Komplet më i mirë se shumë rusë, duke përfshirë pushkë dhe uniforma, por mungesë armatimi të rëndë, ku koreano-veriorët lëvizin vetëm në këmbë dhe përdorin karroca golfi për të transportuar municione.
“Secili prej tyre – pa mjekër, flokë të çrregullt ose kokë tullac… Ishte gjithashtu e vështirë për të përcaktuar moshën e tyre. Të gjithë dukeshin midis 25 dhe 35, ndoshta deri në 40”.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se Pheniani ka dërguar 11,000 trupa për t’iu bashkuar luftës së Rusisë, duke u fokusuar në forcimin e linjave të këmbësorisë në rajonin e Kurskut, ku trupat ukrainase pushtuan një pjesë të territorit.
As Kim Jong-Un dhe as Vladimir Putin nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht dislokimin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi javën e kaluar se rreth 4,000 ushtarë të Koresë së Veriut tashmë janë vrarë ose plagosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës