LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve

Komandanti i FSK-së pritet në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës (Iowa), gjeneral major Timothy Orr, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin amerikan.

Gjeneral Rama fillimisht është takuar me kongresmenet  Paul Cook dhe  Steve King si dhe me zëvendëskomandantin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve,  gjenerallejtënant Dan Hokanson.


Më pas gjeneral Rama është takuar edhe me ndihmës sekretaren e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euro-Azi, Laura Cooper.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka mbajtur një takim  edhe me Matt Palmer, drejtor i Zyrës për Çështje të Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Komandanti i FSK-së, në të gjitha takimet  e tij ka ritheksuar partneritetin dhe mbështetjen që SHBA po i jep FSK-së në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj në të gjitha fushat.

Ai po ashtu ka informuar nivelin  e lartë  të Mbrojtjes të SHBA-ve lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura(FAK).

Me rastin e vizitës së gjeneral Ramës, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, në mjediset e Ambasadës  së Republikës  së Kosovës,  ka organizuar koktej mirëseardhjeje për delegacionin,  ku ishin të ftuar edhe atashetë e vendeve fqinje të Kosovës të akredituar në SHBA.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjeneral Rama dhe atasheu i FSK-së në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, i falënderuan mysafirët për mbështetjen dhe raportet e mira në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve.

Në kuadër të kësaj vizite, ka takuar edhe pjesëtarët  e FSK-së dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilët ishin pjesëmarrës në vrapimin vjetor tradicional të Ushtrisë Amerikane “10 miler”.

Gjatë vizitës në SHBA, komandantin e FSK-së po e shoqërojnë atasheu i FSK-së në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i SHBA-së në Kosovë kolonel Jeffry Fischer, shef i Kabinetit të Komandantit të FSK-së kolonel Jeton Dreshaj si dhe asistenti ushtarak i komandantit kapiten Jaser Mulla.

Gjatë ditëve të ardhshme gjeneral Rama do të ketë aktivitete në kuadër të AUSA-s, një mundësi e mirë kjo për të parë dhe konceptuar sfidat e së ardhmes në teknologji dhe pajisje të sofistikuara ushtarake.

Po ashtu do të ketë mundësi të takoi shumë shefa të shtabeve të  ushtrive të rajonit dhe  të botës.

Qëllim i vizitës është thellimit dhe zgjerimit i bashkëpunimit në mes të Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

Komandanti i FSK-së e ka filluar vizitën e tij në SHBA që nga data 04 tetor 2017 dhe pritet ta përfundojë më datë 12 tetor 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori