LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i arrestuar i policisë në Novi Sad, kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin

Komandanti i arrestuar i policisë në Novi Sad, kishte lidhje me Zvonko Veselinoviqin

Komandanti i policisë në Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiq është arrestuar mbrëmë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, e fjala është për gjeneralin që në opinion njihet për shkak të protestave të korrikut të vitit 2020, kur policia përdori dhunë të tepruar me qëllim që të shpërndajë turmën e demonstruesve.

Shumë qytetarët e kishin akuzuar për brutalitet policor, shkruan Nova.

“Bëhet fjalë për Sllobodan Malleshiqin, dikur ndihmës drejtori i policisë, përgjegjës për komandimin e njësive speciale të policisë siç është xhandarmeria dhe SAJ”, kështu të paktën ka pretenduar avokati i tij Nikolla Llakiq, transmeton Telegrafi.


Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë

Gjenerali Malleshiq nga shtatori i vitit 2020 gjendet në krye të njësive speciale në Novi Sad, pasi Millorad Shushunjiq ishte shkarkuar nga posti i drejtorit  për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Megjithatë, politikanët nga partitë opozitare në Serbi siç është Boshko Obradoviq nga Dveri, që e ka quajtur “kumbarë” të kriminelit Zvonko Veselinoviq.

Njerëzit e afërt të biznesmenit kontrovers Veselinoviq janë parë në shumë raste të shoqëruar nga Malleshiqi, i cili pasi erdhi në krye të policisë në qytetin e Serbisë, pati premtuar qetësi dhe siguri.

Por shoqërimi i tij me Veselinoviqin, vetëm sa e ka rritur më shumë brengën e qytetarëve të Novi Sadit, duke ditur aktivitetet me të cilat merret Zvonko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Irani thotë se do të konsideronte

Irani thotë se do të konsideronte "bisedime të kufizuara bërthamore" me SHBA-në

Botë
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Izraeli thotë se po ndërpret furnizimin me energji elektrike të Gazës

Izraeli thotë se po ndërpret furnizimin me energji elektrike të Gazës

Botë
Kalo në kategori