Në një intervistë për mediumin zviceran, Blick.ch, Benjami Kololli ka thënë se ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, do të jetë ndeshja e jetës së tyre.
Ndeshja që fillon sonte nga ora 20:45, do të luhet në Shkup, gjersa djelmoshat tanë do të bëjnë të pamundurën që të kalojnë në finalen e play-offit.
“Kjo është njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme për ne, për gjithë vendin tonë dhe për trajnerët”, ka thënë fillimisht Kololli.
“Challandes? Ai u bë kampion i Zvicrës, por ne tani synojmë ta shkruajmë historinë. Do të ishte sukses i pabesueshëm kualifikimi në evropian”.
Në rast të fitores së sontme në Shkup, Kosova luan në finale me fituesin e duelit, Gjeorgji – Bjellorusi më 12 nëntor.
“Në garat e mëdha, kam luajtur vetëm në Ligën e Evropës. Kampionati Evropian do të ishte një dimension i ri. Jam i bindur se mund ta bëjmë këtë edhe pse me disa mungesa”, u shpreh ai.
Kosovës sonte i mungojnë Amir Rrahmani, shkaku i rasteve me COVID-19 te Napoli, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani, që janë të paqëndrueshëm fizikisht.
Është përfolur shumë për ardhjen e Andi Zeqirit te Kosova, derisa Koloolli për situatën e tij ka thënë hapur: “Natyrisht, shpresoj se Andi Zeqiri do të vije te ne. Nëse duam të ëndërrojmë për sukses të madh, të gjithë futbollistët e mirë duhet ta zgjedhin Kosovën. Sa më shumë konkurrencë, aq më mirë për ne”.
“I kam thënë atij ta përcjell zemrën e tij kur të vendosë. Jo prindërit, jo kolegët dhe jo tifozët”.
“Gjithashtu shpresoj se edhe Toma do ta zgjedhë Kosovën, ai është një tjetër talent i ri me potencial të madh”, përfundoi mesfushori i Genk.
Lojtari 21-vjeçar është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses tonë dhe sonte do të tentojnë që me çdo kusht të kalojë në finalen e madhe të Ligës së Kombeve, për një vend që dërgon në Kampionatin Evropian që luhet në verën e vitit 2021. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi