Nuk është ndonjë sekret që Katy Perry është mbështetëse e flaktë e Hillary clintonit – ajo edhe kishte ndihmuar në kampanjën e Hillaryt para zgjedhjeve.

Por, admirimin që e ka për Hillary Clintonin tani është duke e shfaqur edhe përmes këpucëve, transmeton Telegrafi.


Linja e re e këpucëve të Katy Perryt, që lansohet sot (16 shkurt), përfshin këpucë të emëruara sipas zonjave që kanë lënë përshtypje në jetën e saj.

katy 20perry 20shoes 202 1487091695

“I kam zgjedhur disa nga shoqet e mia të preferuara dhe disa nga familjaret e mia dhe i kam emëruar këpucët sipas tyre”, ka treguar Katy.

Dy stile të këpucëve janë të emëruara sipas yjeve të “Girls”, Lena Dunham dhe Allison Williams, ndërsa një palë këpucë do të jenë të emëruara “Hillary”.

Çmimet e këpucëve të koleksionit të saj do të mes 59$ dhe 299$. /Telegrafi/