Pas zbulimit të rrathëve Olimpikë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar me aktivitetet tjera për shënimin e Ditës Olimpike.
Drejtuesit e KOK-ut së bashku me sportistët elitar të Kosovës kanë mbjellë pemët e tyre Olimpike në hapësirat e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dy xhudistet kosovar, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova si dhe trajneri i tyre Driton Kuka.
The President of @NOCKOSOVO Besim Hasani & Minister of Sport, Vlora Dumoshi inaugurated Olympic Rings in the front of House of Sport.#OlympicRings #OlympicDay #DitaOlimpike pic.twitter.com/QjIE4K1UxT
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 23, 2020
Me këtë rast, i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh se mbjellja e një peme nga sportistë si Majlinda Kelmendi do të jetë frymëzim për të rinjtë kosovar.
“Unë besoj që Majlinda, Nora, Toni por edhe drejtuesit tjerë do të jenë frymëzim për shumë sportistë, për shumë shpresa Olimpike që edhe ata një ditë ta kenë pemën e tyre me emrin e tyre dhe kjo do të qëndrojë deri sa të qëndrojë kjo pemë”, tha Hasani.
Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka u shpreh se mbledhja e këtyre pemëve është një simbolikë e bukur e nisur nga KON dhe që përcillet çdo vit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
A special photo of the @KosovaJudo team at the #OlympicRings, led by President of 🇽🇰Judo Federation @KukaAgron, coach @KukaToni, Olympic champion #MajlindaKelmendi & @NoraGjakova.#OlympicDay2020 #OlympicDay #DitaOlimpike #StayStrong #StayHealthy #StayActive pic.twitter.com/iTVQcb2jOT
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 23, 2020
“Një simbolikë shumë e bukur e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e përcjellë nga KOK, mbledhja e pemëve Olimpike. Simbolikë të cilën e kemi ndjek edhe në vitin 2016 në shkollën fillore në të cilën kemi qenë të tre dhe kjo ka ndodh pikërisht në Ditën Olimpike domethënë më 23 qershor 2016 dhe atë vit e kemi sjell edhe medaljen e artë Olimpike, kështu që shpresoj që kjo simbolikë tash në kryeqytet, ajo ka qenë në Pejë të ndjekë me medalje jo vetme një por ndoshta më shumë se një vitin e ardhshëm”, u shpreh Kuka.
Ndërkohë kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi tha se shpreson shumë që vitin e ardhshëm të vendos medaljen tjetër nga Lojërat Olimpike në pemën e saj olimpike.
@NOCKOSOVO is honored to reveal Olympic Rings in front of the Headquarters💥 #OlympicRings #OlympicDay #OlympicDay2020 pic.twitter.com/7napd8uaC4
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 23, 2020
“Mënyra se si ka zgjedhur KOK-u ta kremtoj këtë ditë është shumë e qëlluar do të thotë secili nga ne ka mbjellë nga një pemë, e cila do të mbajë emrin e secilit. Lojëra Olimpike janë kujtimi më i mirë i jetës sime kështu që sa herë që mblidhemi për diçka që ka të bëjë me Lëvizjen Olimpike vij me shumë kënaqësi. Sigurisht që është kënaqësi shumë e mirë. Duke e mbjellë pemën Toni më tha që vitin e ardhshëm do vendos medalje në këtë pemë, kështu që po besoj dhe po shpresoj që ka me ndodh kështu”, deklaroi Kelmendi.
Nora Gjakova, xhudistja tjetër nga Peja deklaroi se shpreson që kjo pemë të frymëzoj edhe më shumë të rinjtë të merren me sporti.
“Më vjen shumë mirë që sot përmes mbledhjes së kësaj pema isha pjesë e festimit të Ditës Olimpike, shpresoj shumë që kjo ditë ti vetëdisoj të gjithë të rinjtë të merren sa më shumë me sport dhe pse jo të bëjnë ëndrrën e tyre realitet që një ditë të jenë pjesëmarrës në Lojëra Olimpike”, u shpreh Gjakova.
Përpos sportistëve, pemët e tyre Olimpike i mbjellën edhe drejtuesit e ndryshëm te Federatave sportive në Kosovë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Meriton Korenica në super formë në Rumani – A do ta thërrasë Franco Foda për ndeshjet me Islandën?

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Chelsea po synon të paguaj trefishin e shumës që e kishte shitur për rikthimin e Marc Guehit

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri