KOK mbështet pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Kosovë

13:"SHPEND AHMETI
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së masave të koronavirusit, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të pezullohen deri në një vendim të ri.
Komiteti Olimpik i Kosovës përkrah vendimin e Qeverisë duke e konsideruar më se të nevojshëm pas situatës së krijuar së fundi.
Presidenti Besim Hasani sot kishte zhvilluar një takim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe me përfaqësues të federatave, ku njëzëri është kërkuar të ndërpriten aktivitetet sportive.
KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t'i përmbahen vendimeve të Qeverisë.

Nga
Telegrafi
13/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































