LAJMI I FUNDIT:

Koeman i tregon tifozëve realitetin: Barcelona nuk mund të konkurrojë me skuadra si City, PSG e United

Koeman i tregon tifozëve realitetin: Barcelona nuk mund të konkurrojë me skuadra si City, PSG e United
Ronald Koeman (Foto: FC Barcelona)

Barcelona është në një krizë të madhe financiare dhe duket se do të shkojnë disa vjet deri sa klubi ta merr vetën.

Kriza që ka kapluar gjigantin katalunas i ka pamundësuar atyre të bëjnë edhe transferime të mëdha këtë verë.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman që i ka paralajmëruar tifozët që të mësohen me realitetin, pasi Barça nuk mund të bëj transferime të mëdha.


Koeman ka deklaruar se skuadra që ai udhëheq nuk mund të konkurrojë sa i përket transferimeve me ekipe si Manchester City, Paris Saint Germain apo Manchester United.

“Nga njëra anë e kuptoj, secili person dëshiron më të mirën për këtë klub dhe është disi frustuese, por nga ana tjetër ju duhet të jeni realiste, ekonomikisht klubi nuk mund të konkurrojë me klube të tjera si PSG, Man City apo Man Utd”.

“Ju duhet ta pranoni atë dhe nuk bëhet fjalë për sot apo nesër, do të zgjasë për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Koeman.

Trajneri holandez me këtë deklaratë ka treguar haptazi se problemet e Barcelonës janë të mëdha dhe se kjo krizë mund të zgjasë për disa vite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori