LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë te Barcelona

Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se shpreson që Lionel Messi do të qëndrojë në klub edhe për shumë vite.

Argjentinasi mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën blaugrana pasi Komean i dha leje për të munguar në sfidën me Eibar.

Messi dëshironte të largohej nga Camp Nou vitin e kaluar, por nuk mundi të largohej falas, ndërsa kontrata e tij skadon këtë verë.


“Shpresoj që të vazhdojë këtu edhe për shumë vjet. Ai është një lojtar unik, ka notën maksimale si një profesionist”.

“Nëse nuk qëndron atëherë Barcelonës do t’i duhet të kërkojë efektivitetin te futbollistë të tjerë. Leo ka shënuar 30 gola këtë sezon, dhe e ka ndihmuar jashtëzakonisht skuadrën”, deklaroi holandezi.

Në fund Koeman u dal dhe foli edhe për të ardhmen e tij te Barcelona.

“Nuk e di nëse do të qëndroj, me të vërtetë që nuk e di. Nuk kam folur me presidentin, dhe do ta bëjmë këtë pas ndeshjes së të shtunës”.

“E kam thënë që nga dita e parë se do të doja të vazhdoja. Ne na duhet të ndryshojmë disa gjëra por unë dua të vazhdoj. Fjalën e fundit do ta ketë presidenti”, deklaroi Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori