LAJMI I FUNDIT:

Koeman prezantohet te Barcelona: Jam shumë i lumtur dhe krenar, kjo është shtëpia ime

Koeman prezantohet te Barcelona: Jam shumë i lumtur dhe krenar, kjo është shtëpia ime

Holandezi Ronaldo Koeman është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Barcelonës.

Klubi katalunas ka shkarkuar nga detyra trajnerin Quique Setien dhe ka emëruar në vend të tij holandezin Koeman.

Sot (e mërkurë) pasdite, Barcelona ka prezantuar trajnerin e ri, i cili ndihet i lumtur dhe krenar, teksa klubin katalunas e ka cilësuar si shtëpi të tij.


“Sot është një ditë për të qenë shumë i lumtur dhe krenar. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Barça për mua. Kjo është shtëpia ime”, ka thënë fillimisht Koeman pas prezantimit.

“Futbolli është diçka që duhet të shijohet”.

Koeman ka folur edhe për yllin argjentinas, Lionel Messi dhe mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ju e dëshironi atë në ekipin tuaj, ai fiton ndeshjet”.

“Ka qenë një vit i parë pozitiv për De Jong. Ai ka luajtur shumë ndeshje”.

Në fund, trajneri holandez ka thënë se duhet t’i jap hapësira lojtarëve të rinj në skuadër.

“Ky është një moment për t’u dhënë mundësi pozitive lojtarëve të rinj”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori