LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Është situatë e palakmueshme për Holandën, por nuk mund ta refuzoj Barcelonën

Koeman: Është situatë e palakmueshme për Holandën, por nuk mund ta refuzoj Barcelonën
Ronald Koeman (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ronald Koeman ka pranuar se oferta për pozitën e trajnerit të Barcelonës e vë Federatën Holandeze të Futbollit në pozitë të keqe, mirëpo posti në Camp Nou është një ëndërr për ish-yllin e katalunasve.

Pas shkarkimit të Quique Setien, Blaugranët janë në kërkim të një trajneri, ndërsa holandezi është favorit për ta marrë detyrën. Për më shumë, ai ka klauzolë në kontratën e tij me Federatën se nëse e kërkon Barca, mund të largohet.

57-vjeçari është përzgjedhës i kombëtares së Holandës që nga shkurti i vitit 2018 dhe ka regjistruar 11 fitore nga 20 ndeshje, ndërsa luajti në finale të Ligës së Kombeve në vitin 2019.


(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam pritur që gjërat të zhvilloheshin kaq shpejt dhe nuk është momenti më i mirë. Më befasoi edhe mua, por Barcelona është i vetmi klub për të cilin kam klauzolë në kontratën time. Është e pakëndshme për Federatën Holandeze (KNVB), por jo e papritur”, ka thënë Koeman për FOX Sports.

Koeman nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelonës
Lexo po ashtu Koeman nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelonës

Në ndërkohë, pritet që Barcelona ta konfirmojë zyrtarisht angazhimin e Koeman si trajner të skuadrës. Për këtë arsye, ish-trajneri i Ajaxit dhe Evertonit nuk dëshiron të spekulojë lidhur me situatën.

“Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Me gjithë respektin, nuk mund të them asgjë në këtë pikë. Do të më pëlqente shumë (ta drejtoja Barcelonën), por situata nuk është e tillë në këtë çast. Akoma nuk ka qartësi. Por, po, jam i hapur”, ka thënë më tej trajneri. /Telegrafi/


Mendoni se Ronald Koeman është zgjedhja e duhur e bordit të Barcelonës? Shprehuni në hapësirën për komente.


Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori