LAJMI I FUNDIT:

Kodra: Mungesa e raportimeve për shërbimet private po dëmton shëndetësinë

Kodra: Mungesa e raportimeve për shërbimet private po dëmton shëndetësinë

Besim Kodra, nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve në Kosovë, ka theksuar se mungesa e raportimeve për numrin e stendave të vendosura dhe operacioneve të kryera në kujdesin privat është një nga problemet kryesore në sistemin shëndetësor.

Ai në Debat Plus, ka theksuar se edhe Avokati i Popullit ka vërtetuar këtë mangësi në vitin 2020.

Kodra ka deklaruar se nuk janë ofruar të dhëna për trajtimet në institucionet private, duke theksuar rëndësinë e një sistemi informativ shëndetësor që do të mundësonte mbledhjen e të dhënave për kujdesin shëndetësor publik dhe privat.


“Sa stenda janë vendosur në kujdesin privat nuk raportohet sa operacione janë bërë nuk raportohet, këtë e ka vërtetuar edhe avokati i popullit në vitin  2020. Kur i kanë mbyll shërbimet shëndetësore në institucionet publike kemi pyetur se sa njerëz janë trajtuar në institucionet private dhe kanë kthyer përgjigje se nuk kanë numra për atë pjesë, dhe kjo është tejet problematike.

Po e shohim kujdesin shëndetësor si të ndarë dhe në gjysmë, dhe një sistem informativ shëndetësor do të gjeneronte të dhëna edhe për kujdesin shëndetësor publik dhe atë privat. Nga këto të dhëna fillon ndryshimi i shëndetësisë”, ka deklaruar Kodra në Debat Plus.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori