LAJMI I FUNDIT:

Kodra-Deliu: S’ka pasur ndonjëherë zyrtar të qeverisë në listën e zezë deri më tash

Kodra-Deliu: S’ka pasur ndonjëherë zyrtar të qeverisë në listën e zezë deri më tash

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, duke folur për listën e zezë të ShBA-së, që u publikua para një jave, pjesë e së cilës është bërë edhe Nexhat Krasniqi, shef i departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se ky nuk është lajm i mirë për Kosovën.

Ajo deklaroi se me këtë veprim, SHBA e rikonfirmoi edhe njëherë seriozitetin për ta ndihmuar Kosovën në sundimin e ligjit.

“Ambasadori amerikan e rikonfirmoi edhe njëherë seriozitetin e trajtimit të kësaj çështjeje kaq të ndjeshme për Kosovën. E tha që SHBA po vazhdojnë të jenë aleatë të Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, shto këtu faktin që kemi një parti politike që është në pushtet e kauza kryesore e saj ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, natyrisht që nuk është lajm i mirë për Kosovën”, ka thënë Deliu- Kodra, në emisionin “Kallxo Përnime”.


“Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i gjithë këtyre ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur, unë nuk e mbaj mend që ka pasur ndonjëherë ndonjë zyrtar të qeverisë të këtij profili në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Deliu- Kodra.

Ndryshe më datën 3 të këtij muaji, Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka hyrë në listën e të sanksionuarve të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu ndaluar hyrja atij dhe dy fëmijëve të tij.

Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”- ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori