Në konferencën për shtyp, Kocijancic theksoi se Ashton ka pasur konsultime intensive në Beograd dhe Prishtinë dhe se kjo punë po vazhdon, transmeton Rel.

Maja Kocijancic deklaroi se nuk mund të përgjigjet se nesër, në takimin ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, në Bruksel, mund të arrihet ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse, “pasi për këtë është e nevojshme pajtueshmëria e të dy palëve, të dy kryeministrave”. /Telegrafi/