Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopoulou ka emëruar nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.
Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Nga nëntëmbëdhjetë gjykatësit, asnjë nga ta nuk është shqiptar.
E, lidhur me këtë avokati Arianit Koci ka thënë për Telegrafin, se mosprezenca e asnjë gjyqtari vendor është e rregulluar me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e parasheh që në përbërjen e kësaj Gjykate nuk do të ketë gjyqtar vendor. Unë që nga fillimi kam deklaruar se këto krime të supozuara do të ishte më së miri të gjykohen nga Gjykatat vendore”, ka thënë Koci.
Ai ka theksuar se kjo pikë tanimë është e tejkaluar dhe nuk ka kthim prapa. Koci ka shtuar se nga lista e gjyqtarëve e publikuar sot, ai njeh së paku pesë prej tyre, nga përvoja që ka pasur duke mbrojtur raste të ndryshme, kur të njëjtit kanë qenë Gjyqtar të UNMIK-ut apo EULEX-it.
I pyetur se kur mendon se do të nisin proceset gjyqësore, avokati Koci theksoi se shumë shpjet më së largu në pranverë do të kemi akuzat e para.
“Rekrutimi i gjyqtarëve është indikacion se puna e Gjykatës Speciale ka hyrë në një dinamikë të re dhe se shumë shpejtë pritet të ngriten akuzat e para, apo të kemi fletarrestet e para. Sigurisht se ka edhe çështje të ndryshme logjistike dhe teknike që duhet të përfundohen, por besoj që në pranverë do të kemi lëvizje konkrete dhe do të dihet saktësisht dinamika e gjykimeve”, tha Koci për Telegrafin.
Koci nuk ka dashur të komentojë rreth asaj se cili do të jetë impakti i Gjykatës Speciale në zhvillimet politike në vend, duke theksuar se nuk është personi i duhur që të flasë lidhur me këtë gjë.
Gjykatësit e emëruar sot nga Papadopoulou, do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.
Ndërkaq nëpër media vazhdimisht kanë qarkulluar emra se kush mund të jenë të akuzuarit nga Gjykata Speciale, mirëpo deri me tash asnjë emër zyrtarisht nuk është publikuar nga Specialja.
Gjykata Speciale në seli në Hagë të Holandës do të merret me krimet e kryerja nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë