Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka deklaruar se pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe prishjes së koalicionit VV-LDK, vështirë të t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës një koalicion i vogël, i cili pritet të krijohet në mes të LDK, AAK, Nisma-AKR dhe minoritetet, për faktin se në opozitë do të mbesin dy parti shumë të mëdha si PDK e VV.
Paçarizi në një intervistë për KP, deklaroi se nuk është mirë që ky koalicion varet nga votat e Listës Serbe, derisa theksoi se do të ishte më i pranueshëm nëse pjesë e qeverisë do të ishte edhe VV dhe PDK.
“Unë mendoj që koalicioni qeverisës apo qeveria e formuar nga LVV dhe LDK pati bërë disa hapa të mirë në drejtim të qeverisjes së mirë e sidomos lidhur me menaxhimin e krizës shëndetësore në vend, mirëpo këto dy parti politike në vend nuk arritën që me kohë t’i tejkalojnë kontradiktat e brendshme nuk arritën t’i tejkalojnë dhe nuk i diskutuan fare madje dallimet e mëdha ideologjike që kanë ndërmjet tyre dhe nëse një koalicion kaq i madh nuk ka arritur të jetë i suksesshëm, atëherë vështirë mund të pritët që një qeveri më e vogël e cila do të ketë në opozitë dy parti shumë të mëdha partin e parë dhe partin e tretë, VV-në dhe PDK-në, të bëjë apo t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës”, thotë Paçarizi.
Paçarizi deklaroi se mënyra më e mirë për formimin e kësaj qeverie do të kishte qenë nëse edhe PDK dhe VV, do të kishin qenë pjesë e saj, duke e marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova.
Ndër të tjerash ai thotë se sjellja e PDK-së duke qëndruar anash këtyre zhvillimeve të vendit, nuk është adekuate, e sidomos në këtë kohë kur vendi ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse.
“Mu nuk më vjen mirë që ky koalicion do të varet nga votat e listët Serbe, ndoshta do të kishte me qenë një koalicion më i qëndrueshëm dhe më i pranueshëm për qytetarët e Kosovës, gjerësisht nëse do të ishte votuar edhe nga PDK, e cila nuk besoj që ka arsye për të mos e votuar këtë qeveri, nëse ka votuar mocionin e votëbesimit kundër qeverisë Kurti me 25 mars. Votat do të duhej t’i siguronte në këtë kuptim PDK-ja dhe sjellja e PDK-së, në përpjekjet e sajë gjoja për të qëndruar anash këtyre zhvillimeve nuk mendoj se është qëndrimi më i mirë i mundshëm sepse Kosova, në këtë kohë ka nevojë për të pasur një qeveri e cila do të duhet të kishte qenë gjithëpërfshirëse, më e mira të mirës do të kishte me qenë sikur edhe LVV edhe PDK, të kishin qenë pjesë e kësaj qeverie e cila do duhet të merrej me probleme të mëdha dhe shumë të vështira prandaj në këtë plan unë mendoj që mund të ketë edhe telashe me numrat apo kushtëzime nga partitë e pakicave, posaçërisht edhe të asaj Serbe”, thotë ai.
Sa i përket paralajmërimeve që ka bërë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që formimin e kësaj qeveria ta dërgojë në kushtetuese, Paçarizi thotë se Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë një vendim eventual për qeverinë e re të Kosovë, mbi këto baza të cilat janë paralajmëruar.
Derisa shtoi se protestatë në këtë kohë janë shumë të rrezikshme.
“Është e drejt dhe e ligjshme që LVV, apo cila do palë që dyshon se janë shkelur procedurat se nuk është respektuar kushtetuta e Kosovës, ta dërgoj këtë veprim në gjykatën kushtetuese dhe kushtetuesja duhet të jap mendimin e sajë, megjithatë unë mendoj se, gjykata kushtetuese do ta hedh poshtë një vendim eventual për qeverinë e re të Kosovës, mbi këto baza të cilat janë paralajmëruar por gjithsesi më së miri është që partitë politike në Kosovë, të kanalizohen brenda procedurave kushtetuese dhe brenda kontestimit të ligjshmërisë dhe jo në protesta të cilat në këtë kohë do të ishin shumë të rrezikshme si për shëndetin e qytetarëve ashtu edhe për stabilitetin e qeverisjes në vend”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?