LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni ASH:AAA pyet nvse Qeveria e Maqedonisë po bëhet strehimore e njerëzve që merren me drogë

Koalicioni ASH:AAA pyet nvse Qeveria e Maqedonisë po bëhet strehimore e njerëzve që merren me drogë

Nëpërmjet një njoftimi të koalicioni Aleancës për Shqiptarët dhe partisë Alternativa thuhet se “edhe pse në kohe pandemie, kur pothuajse i gjithë fokusi po bie mbi luftën ndaj COVID-19, megjithatë veprimtaritë e paligjshme, si ajo e korrupsionit, drogës dhe krimit, nuk kanë të ndalur”.

“Rasti i ndalimit të një të afërmit të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazif Bushit, flet qartë që njerëzit që janë të afërt me pushtetin, më saktë me BDI-në dhe LDSM-në, mendojnë se janë të mbrojtur nga pushteti, duke ia lejuar vetes të merren edhe me drogë. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe këshilltari i ri i Zëvendëskryeministrit të Parë, Artan Grubi, po ashtu doli të jetë i implikuar në tema narkotike, që po ashtu flet edhe një herë se BDI – si pjesë e Qeverisë – po bëhet strehimore e personave që merren me drogë”, thuhet në njoftim.

Pas këtyre rasteve, siç thuhet në njoftim, shtrohet pyetja se cili e ka rendin nga BDI dhe LSDM të dalë i përfshirë në afera me narkotikë, që vazhdojnë të mbulohen me petkun e pushtetit.


“Nëse Kryeministri Zaev, por edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pretendojnë se janë të pastër nga këto skandale, ata do të duhet t’i dënojnë këto raste. Në të kundërtën, ata janë bashkëpjesëmarrës në këto dukuri. Prandaj, Aleanca për Shqiptarët & AlternAtiVA gjykojnë se kur ke polici partiake dhe gjyqësor politik, është e natyrshme se ajo që rritet nuk do të jetë cilësia e shtetit të së drejtës, por vetëm sasia e drogës së kontrabanduar nga njerëzit e pushtetit. Ndërkaq më tragjike se kjo janë aleancat mes LSDM dhe BDI-së, kur tentojnë ta mbrojnë njëri-tjetrin duke u akuzuar se cili prej tyre është diler më i madh a më i vogël i drogës”.

“Prandaj ne nuk mund të mos konkludojmë se ky nuk është më shteti i së drejtës, por është shteti i pushtetarëve që e përdorin pushtetin për t’i mbrojtur narkodilerët. Natyrisht, pas kësaj vijon konstatimi se arsyeja e legalizimit të mariuhanës është shpjegimi për rritjen e këtyre skandaleve narkotike. Ndërkaq të gjithë ne e dimë se protagonisti i asaj ideje ishte askush tjetër, por vetë kryeministri Zaev”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori