LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni AAK-PSD dorëzon listën në KQZ

Koalicioni AAK-PSD dorëzon listën në KQZ

Sekretari ekzekutiv i AAK-së, Lulzim Leci thotë se në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD, është Shkumbin Demaliaj dhe Pal Lekaj.

Pavarësisht se të njëjtit kanë aktakuza, ai thotë se nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor. Ai e quajti listën e deputetëve, si të denjë.

“Kësaj liste i prin kryeministri, kryetari aktual, Ramush Haradinaj. Lista fillon me Ramush Haradinajn, përfundon me numrin 110, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Besojmë që në këtë listë kemi njerëz të mençur, në kategori të ndryshme të shoqërisë kosovarë”, tha ai, para mediave, njofton Telegrafi.


AAK-PSD publikojnë listën e kandidatëve për deputetë
Lexo po ashtu AAK-PSD publikojnë listën e kandidatëve për deputetë

Lista e dorëzuar para pak minutave, sipas Lecit përmbush të gjitha kriteret ligjore.

“Lista që kam dorëzuar unë sot përmbush të gjitha kriteret ligjore që ekzistojnë në Republikën e Kosovës. Dhe si e tillë kjo listë është e denjë për të ofruar të gjithë qytetarëve si mundësi. Deputeti aktual Shkumbin Demaliaj është në listë, gjithashtu edhe ministri Pal Lekaj është në listë, por kjo nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor”, tha Leci.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori