Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), u ka bërë apel veteranëve të luftës që të mos kalojnë nëpër Serbi, sepse mund të arrestohen.
“KMDLNj edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata , që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së , të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen gjë që edhe ka ndodhur. Madje , në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol , një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi. Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarak të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë , presidenti ,kryeministri , ministra etj”, thuhet në njoftim.
Më tej KMDLNj thekson se Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “ prova “ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo keqpërdorin në Hagë.
“KMDLNj ka informata se Serbia e ka marrë komplet listën e veteranëve të luftës së ish UCK-së në mënyrë që , nëse iu ofrohet mundësia , t’i arrestojnë dhe t’i detyrojnë të japin dëshmi të rrejshme apo t’i shndërrojnë në bashkëpunëtorë. Ka raste kur pjesëtarë të tillë kanë qëndruar në Serbi e pastaj janë paraqitur si dëshmitarë në proceset gjyqësore në Kosovë apo janë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur në Hagë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Serbia , jo në pak raste ka arrestuar shqiptarë që kanë kaluar nëpër Serbi , qoftë ata të Kosovës , si kalimtarë rasti apo shqiptarë nga Kosova të punësuar në shtetet perëndimore. Një numër të tyre i ka mbajtur për muaj të tërë në paraburgim kurse disa i mbanë edhe sot , me akuza të sajuara se kanë bërë krime lufte në Kosovë ndaj serbëve dhe komunitetit tjetër joshqiptar. Për shkak të marëdhënieve të pavendosura midis shteteve dhe për shkak se zyra ndërlidhëse nuk ka pasur qasje në këto raste , të arrestuarit nga Kosova kanë mbetur nën mëshirën e avokatëve që iu kanë marrë shuma të mëdha parash. Republika e Kosovës , për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundur t’iu dal në ndihmë të arrestuarve ndërsa ndërkombëtarët kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj shqiptarëve të arrestuar kurse zëshëm ka reaguar për serbët e arrestuar në Kosovë të akuzuar për krime lufte. Shqiptarëve të arrestuar në Serbi nuk mund t’iu garantohet gjykimi i drejtë , i paanshëm dhe i pandikuar politikisht dhe , rrjedhimisht as mbrojtje efektive juridike.
KMDLNj edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata , që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së , të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen gjë që edhe ka ndodhur. Madje , në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol , një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi. Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarak të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë , presidenti ,kryeministri , ministra etj.
Serbia ka qenë shumë aktive në sajesën e akuzës për të ashtuquajturën “ Shtëpinë e Verdhë “ , duke sajuar akuza për vrasje , rrëmbim , trafikimim të organeve të serbëve , romëve dhe të tjerëve që ishin dërguar në Shqipëri pas së cilës senatori Dik Marti bëri një raport e që për pasojë e kishte formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë . Vet Dhomat e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë pranuar se janë furnizuar në baza të rregullta me materiale inkriminuese ndaj ish – udhëheqësve të UÇK-së e që mbahen sot në paraburgim në Hagë sikur që kishte formuar grupe të veçanta në Kosovë që blinin dëshmitarë , me shuma deri në 300,000 euro , kinse iu janë hequr organet dhe që pastaj ishin trafikuar. Për shkak të presionit të madh politik , grupi i serbëve të arrestuar në Kosovë e që dyshohej se blinin dëshmi nga serbë , romë dhe të tjerë , pas disa muajve qëndrim në paraburgim , u liruan për t’u mos gjykuar asnjëherë ndonëse kishte prova të pamohueshme në përfshirjen e tyre në këtë grup kriminal , të financuar nga Serbia.
Tash , Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “ prova “ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo kepërdorin në Hagë. Natyrisht , pjesa kryesore ku mund të sigurojnë dëshmi dhe dëshmitarë janë ish ushtarë të UÇK-së . KMDLNj ka informata se Serbia e ka marrë komplet listën e veteranëve të luftës së ish UCK-së në mënyrë që , nëse iu ofrohet mundësia , t’i arrestojnë dhe t’i detyrojnë të japin dëshmi të rrejshme apo t’i shndërrojnë në bashkëpunëtorë. Ka raste kur pjesëtarë të tillë kanë qëndruar në Serbi e pastaj janë paraqitur si dëshmitarë në proceset gjyqësore në Kosovë apo janë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur në Hagë.
Për këtë arsye , KMDLNj bënë thirrje publike që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare apo që e kanë ndihmuar luftën , në asnjë mënyrë të mos udhëtojnë nëpër Serbi sepse lehtësisht mud të arrestohen dhe të kushtëzohen me lirim , në kundërvlerë të dhënies së informatave që i duhen Serbisë.
Nuk është aspak e domosdoshme që të kalohet nëpër Serbi aq më parë që ka rrugë të tjera alternative për të udhëtuar në shtetet perëndimore. Nëse veprohet ndryshe , ka rrezik të madh të arrsetohen , pa mundësi që shteti i Kosovës t’iu dal në ndihmë për shkak të rrethanave aktuale dhe mungesës së raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Jemi dëshmitarë që Nezir Mehmetaj po mbahet në burg në bazë të akuzave të sajuara dhe , përkundër dëshirës dhe vullnetit që t’i ndihmohet , është e pamundur të bëhet kjo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!