Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, përmes një reagimi kanë kritikuar ligjshmërinë e kthimit të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut në Kosovë.
“Kohë më parë është kthyer në Kosovë ish – kryetari i Kaçanikut , Xhabir Zharku , i dënuar me një dënim prej 3 viteve burg për shkak të një vepre penale që konsiderohet si e rëndë dhe që paraqet rrezik për siguri të shoqërisë dhe shtetit . Ky dënim kishte marrë plotfuqishmërinë pas së cilave , nëse në një afat të paraparë me ligj , i dënuari nuk shkonë në vuajtje të dënimit sipas ftesës së organeve të autorizuara , atëherë është dashur të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm e i cili nuk ishte bërë”, thuhet në reagim e KMDLNj.
Të njëjtit kanë përmendur edhe rastin e Leme Xhemës, ish-drejtoreshës së PTK-së.
“Gjithashtu , edhe Leme Xhema , e dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte udhëheqëse e PTK –ës , pas plotëfuqishmërisë së dënimit dhe pa mundësi shtesë të ankimimit , iku nga vuajta e dënimit duke u strehuar në një komunë të Serbisë ku , gjithashtu , duke u bërë zyrtare e shtetit të Serbisë gëzoi mbrojtje deri sa i fitoi “ të drejtat “ të kthehet në Kosovë , pa i hyrë një ferrë në këmbë dhe kthimin e saj e përcolli me muzikë në qendër të Prishtinës , sikur të festohej përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe jo kthimi i një të dënuare për një vepër penale që ka abuzuar me paratë e qytetarëve dhe e ka dëmtuar shtetin”, thuhet më tej në reagim.
KMDLNj ka theksuar se Xhabir Zharku e kishte më lehtë duke pasur nënshtetësi suedeze dhe , si i tillë ishte përfitues i beneficioneve të shtetit suedez ndonëse ishte dënuar në Kosovë për aktivitete kriminale.
“Sipas deklaratave të të dënuarit Zharku motivi i kthimit të tij në Kosovë ishte dëshmimi i pafajësisë dhe dëshira e tij për ta zhvilluar Kosovën e që lirisht mund të llogaritet si krim i dytë apo përqeshje me ligjin. Ka edhe shumë raste të tjera kur të dënuarit i janë shmangur vuajtjes së dënimit duke ikur nga Kosova deri në kohën e parashkrimit absolut të dënimit për t’u kthyer pastaj , thuaja si heronj. Meqë këta nuk janë persona publikë , as opinioni nuk është fort i interesuar për rastet e tyre”, thuhet në reagim.
Në këtë reagim më tej thuhet se “sipas ligjeve në fuqi , të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe të huajt që kanë qëndrim të lejuar në Kosovë duhet të trajtohen pa dallime dhe pa diskriminime para gjykatave , qoftë gjatë procesit gjyqësorë , gjatë gjitha fazave të ankimimit sikur edhe gjatë vuajtjes së dënimit , me burg efektiv apo dënime tjera alternative”.
KMDLNj pati kritika edhe për Gjykatat e Kosovës ku tha se po bëjnë gabime kur nuk po marrin masa sigurie ndaj të dënuarëve.
“Gjykatat e Kosovës po bëjnë gabim kur nuk po marrin masa sigurie ndaj të dënuarve , shtetas të huaj apo që kanë dyshtetësi , që nuk po ua konfiskojnë dokumentet e udhëtimit dhe në këtë mënyrë do ta parandalonin ikjen e tyre nga drejtësi për krimet e bëra kur ato të vërtetohen me një vendim të prerë të gjykatës kompetente prandaj , do të kemi raste edhe në të ardhmën sikur të Leme Xhemes dhe Xhabir Zharkut dhe të tjerëve e që, në fakt është inkurajim për krimin dhe kriminelët duke e instaluar në këtë mënyrë mosndëshkueshmërinë si standard moral , njerëzorë dhe ligjorë për persona të pamoralshëm , kriminelë dhe shkelës të ligjit. Shteti , me ligjet në fuqi , me dënimin e shqiptuar apo ndonjë mase tjetër nuk e ka për qëllim t’i hakmerret kryerësit të veprës por të parandalojë krime në të ardhmeën duke u dërguar porosi të qartë të gjithë atyre që mendojnë të kryejnë krime apo planifikojnë veprime kriminale.
Zbatimi i standardeve të dyfishta e që në masë të madhe ka qenë shenjë identifikuese e “ drejtësisë “ ndërkombëtare në Kosovë është bërë trashëgimi e keqe edhe për gjyqësorin vendorë dhe kjo , përjashtuar ndikimet politike , më së shumti e dëmton dhe diskrediton zbatimin e ligjit dhe fuqinë e shtetit të së drejtës.
Nëse shteti i Kosovës nuk ka mundësi të eliminojë edhe në të ardhmën rastet sikur Xhema , Zharku dhe të tjerët atëherë , përmesë ndryshimeve të ligjeve mund ta ulë në masë të madhe këtë dukuri. Në të ardhmën , në kuadër të dënimit duhet të shqiptohen edhe masat që sigurojnë se i dënuar do ta vuaj dënimin për veprën e kryer , qoftë duke ia konfiskuar dokumentet e udhëtimit , në rast se ka rrezik për ikje nga dënimi nuk duhet të lirohet deri në plotëfuqishmërinë e vendimit për dënim apo duhet të vendoset në një masë ku është i mbikëqyrur gjatë tërë kohës përmes kontrollit të lëvizjeve me unaza elektronike që detyrohet t’i bartë , deri në një vendim tjetër. Si masë tjetër mund të jetë edhe zgjatja e kohës së parashkrimit të dënimit .
Le ta marrim rastin Zharku. Nëse për shqiptimin e dënimit prej 3 viteve burg i duhet të kalojë dyfishin e kohës për vjetërsim atëherë , me një ndryshim të ligjit mund dhe duhet që kjo masë të dyfishohet e që nënkupton që për rastin në fjalë koha e vjetërsimit të zgjatet në 12 vite. Nëse edhe këto masa nuk tregohen si të mjaftueshme atëherë , si masë e skajshme mund t’i ndalohet hyrja në Kosovë në një periudhë të caktuar kohore apo marrja e shtetësisë apo lejeqendrimit , kuptohet me një vendim gjykate dhe pas shterrjes së të gjitha mundësive të ankimimit. Kështu veprojnë shumë shtete në botë pavarësisht se me zhillim të demokracisë janë shekuj e shekuj para nesh.
Mosndëshkueshmëria , si standard i pranuar nga ata që duhet ta zbatojnë ligjin përmes pranimit të vjetërsimit së veprës penale dhe dënimit , në një shoqëri me një transicion të stërzgjatur , me një brishtësi të theksuar nga ndikimet politike dhe statusi shoqërorë , krijonë klimë optimale për lulëzim të gjitha llojeve të krimit dhe shëndoshje të kriminelëve sikur që skajshmërishte diskriminon duke e bërë të pakupëtim parimin se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit duke i legalizuar muskujt kriminelë , të imunizuar nga politika. Mos të flasim këtu për mbrojtje të drejtave të njeriut që domosdoshmërisht mbrohen me zbatimin e drejtë të ligjev , në radhë të parë për viktimën pastaj edhe për kryerësin e krimit !”, thuhet në fund të reagimit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje