Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me publikimin e listave me emra të veteranëve të rrejshëm.
Sipas KMDLNJ kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Publikimi i listave me veteranë mashtrues por edhe me veteranë të vërtetë, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!
Kohëve të fundit shpërtheu një aferë e veteranëve mashtrues të cilët padrejtësisht dhe pameritueshëm përfituan në kurriz të veteranëve të vërtetë që e bënë sakrificën sublime për lirinë e Kosovës duke keqpërdorur në mënyrë të paskrupullt buxhetin e Kosovës dhe taksat e qytetarëve të Kosovës të cilët po përballen me vështirësi të mëdha financiare.
Siç ishte informuar opinioni, KMDLNj ishte organizata e parë e cila publikisht i denoncoi mashtruesit ordinerë që për përfitime materiale u ‘shndërruan’ në veteranë të UÇK – së duke sugjeruar sesi mund të dëshmohet vërtetësia apo mashtrimi në këto lista.
Pas dyshimeve të bazuara për fryrje të skajshme të këtyre listave dhe pas hetimeve, ish prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj, pasi u largua nga Kosova e bëri të ditur faktin se Gjykatës përkatëse në Prishtinë i ka dorëzuar aktakuzën kundër 12 personave (Komisioni për verifikimin e statusin e veteranit) duke deklaruar se pas hetimeve është përpiluar një listë prej 19060 veteranë që dyshohet të jenë mashtrues dhe të cilët e kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës për vite me radhë.
Pas largimit nga Kosova të ish prokurorit Elez Blakaj është caktuar një tjetër prokuror që e ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas së cilave, në mënyrë të pashpjegueshme dhe të kundërligjshme nëpër disa media elektronike doli në qarkullim lista, tashmë me më shumë se 20000 të dyshuar si veteranë mashtrues.
Nuk është hera e parë që rrjedhin informatat në fazën e hetimeve pas së cilave kemi linçime publike të personave të listuar të cilët, edhe kur e dëshmojnë pafajësinë e tyre, asnjëherë nuk kompensohen për dëmin që iu bëhet, për karrierat e shkatërruara, për reputacionin e rrënuar dhe dhunimin e familjes duke krijuar situata traumatike për anëtarët e familjeve.
Publikimi i listave të veteranëve që dyshohen të jenë mashtrues, e të gjitha të dhënat personale, pa një vendim të gjykatës kompetente, përveç se paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për ruajtjen e të dhënave personale, në të njëjtën kohë paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut i cili është i dënueshëm me të gjitha ligjet dhe dokumentet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkombëtare dhe kombëtare.
Për më keq, në këto lista, tash të zgjeruara ka emra, kontributi i të cilëve nuk mund të kontestohet me asgjë në luftën e fundit në Kosovë. Linçimi dhe degradimi publik i kontribuuesve të pamohueshëm në luftën çlirimtare është bërë nga ata që me ligj dhe në zbatim të ligjit janë të detyruar t’i mbrojnë këto të drejta dhe thirrja e tyre që të lajmërohen në prokurori a gjykatë për t’i përmirësuar këto ‘gabime’ që shkaktuan reagime të shumta plotësisht të drejta dhe të arsyeshme nga kontribuuesit e vërtetë apo veteranë të vërtetë të luftës çlirimtare dhe të cilët, me qëllim apo pa qëllim u barazuan me veteranët mashtrues.
Këto lista të paverifikuara, të sajuara shkel e shko dhe pa vendim të gjykatës që do ta vërtetonin gjendjen faktike ngritën tensione të shumta në Kosovë sikur që krijuan situata që e rrezikojnë jetën dhe të prokurorisë dhe gjyqësorit ashtu edhe të atyre që janë në lista.
Pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e atyre që janë në lista apo atyre që janë akuzuar sepse përgjegjës për këtë është gjykata kompetente, KMDLNj kërkon që të bëhen hetime sesi u bënë publike këto lista, kush ua dha medieve këto lista dhe pas kësaj të caktohet përgjegjësia konkrete dhe penale e këtyre që kontribuan në linçimin publik dhe tensionimin e situatës. Është koha e fundit të ndërmerren masa ndaj atyre që brutalisht e shkelën Ligjin për ruajtje e të dhënave personale, ndryshe do të ketë pasoja të rënda sepse , rruga nga kërcënimi publik për jetë deri te veprimi konkret është shumë e shkurtër.
KMDLNj kërkon të vazhdojë procedura gjyqësore ndaj atyre që kanë përfituar kundërligjshëm nga statusi i veteranëve mashtrues si dhe ndaj atyre që ua kanë mundësuar këtë veprim, pa ndërhyrje politike dhe pa ndërhyrje të grupeve tjera të interesit.
KMDLNj është kundër faljes për veteranët mashtrues dhe nëse gjykata kompetente e vërteton fajësinë e tyre, ata duhet të dënohen në përputhje me ligjin sikur që duhet të detyrohen t’i kthejnë mjetet që i kanë përvetësuar në saje të mashtrimit.
Në këtë rast, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të kalojnë të pandëshkuar ata që i futën në lista veteranët vërtetë të UÇK – së sikur edhe ata që i dorëzuan listat medieve elektronike e që e shkaktuan tërë këtë rrëmujë që ka tendencë destabilizimi të situatës.
Nëse prokuroria dhe gjyqësori kërkojnë pavarësi dhe mosndërhyrje të politikës atëherë edhe ata duhet ta respektojnë ligjin e që në rastin e veteranëve nuk e kanë bërë punën si duhet, sidomos në rrjedhje të listave dhe ridizajnim të këtyre luftave dhe dikush në mesin e këtyre dy institucioneve duhet të jep përgjegjësi!
KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga fjalori i dhunshëm, të mos e tensionojnë edhe më shumë situatën, të mos fyejnë familje dhe familjarë dhe të drejtën e tyre ta kërkojnë duke respektuar ligjet në fuqi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

AUV: Asgjësohet 1980 kilogramë mish i pasigurt

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Lawson: Me Maqedoninë e Veriut jemi partnerë të NATO-s, punojmë së bashku për qëllimet strategjike

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?