Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shprehur përkrahjen për Sindikatën e Policisë së Kosovës, të cilët ditë më parë kërkuan nga qeveria plotësimin e disa kërkesave.
Sindikata e Policisë ka kërkuar zbatimin e pakos emergjente, shujtën për policë, etj.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:
“Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar qeverisë së Kosovës me një kërkesë ku janë arsyetuar përpjekjet e vazhdueshme që i bënë kjo sindikatë për realizimin e të drejtave të Policisë së Kosovës e që janë përgjegjësi ekskluzive e qeverisë. Kërkesa e Sindikatës së Policisë së Kosovës edhe nga qeveritë paraprake nuk ishin përfillur apo ishin bërë përpjekje për zgjidhje të pjesshme e që nuk përmbushte as përsëafërmi nevojat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës prandaj kjo sindikatë e afatizoi përmbushjen e kërkesave në të kundërtën Policia do të bëjë grevë duke e ndërprerë punën.
Realisht, sipas ligjeve në fuqi, Policia e Kosovës, si shërbim shumë specifik dhe i pazëvendësueshëm për sigurinë e qytetarëve si dhe sigurinë e shtetit nuk ka të drejtë të bëjë grevë përveç se mund t’i lejohet që për një kohë të shkurtër përfaqësuesit e tyre të mblidhen duke i adresuar shqetësimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, interesat e të cilëve i përfaqësojnë dhe i mbrojnë. Pas shpërthimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, Policia e Kosovës mori përgjegjësi shtesë, me orar të zgjatur, pa u përcaktuar stimulimi material në përputhje me rrethanat e krijuara.
KMDLNj vlerëson se kërkesat e listuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës janë krejtësisht të arsyeshme dhe të cilat duhet të përmbushen nga qeveria e Kosovës, pa humbur kohë ose pa kërkuar të fitohet kohë për realizimin e tyre e që pastaj nuk realizohen apo realizohen në mënyrë të cunguar e që ndikon në cilësinë e punës së Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, sipas shumë hulumtimeve është njëri ndër institucionet më të besueshme sikur që konsiderohet njëra ndër institucionet për zbatim të ligjit ndër më profesionalet në rajon prandaj intervenimi i qeverisë së Kosovës duhet të jetë i menjëhershëm në mënyrë që të ruaj dhe përparojë cilësinë e punës së Policisë së Kosovës.
KMDLNj përkrahë në tërësi kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar si të arsyeshme dhe domosdoshmërisht të realizueshme dhe çdo përpjekje për mospërmbushjen e tyre e vlerëson si hapje e derës për rritje të korrupsionit brenda këtij institucioni si dhe dukurive tjera negative.
Është e papranueshme që Policia e Kosovës të përkrahet vetëm kur të pësojë gjatë punës që e bëjnë sikur që KMDLNj kërkon që kjo çështje të zgjidhet duke marrë parasysh praktikat më të mira të vendeve të rajonit që kanë krijuar infrastrukturë ligjore e cila nuk lë asnjë hamendesim për trajtimin e policëve, që nga sigurimi shëndetësorë, rritja e pagave në përputhje me rritjen e kostos së shpenzimeve dhe të tjera e që Policia e Kosovës nuk e ka të siguruar me ligjet aktuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale