Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar arrestimin e një qytetari i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan, ka konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve.
KMDLNj thotë se pas miratimit të Ligjit për Pandeminë, është krijuar një bazë ligjore për sanksionimin e atyre që kundërshtojnë masat kufizuese të rekomanduara nga IKSHPK dhe për këtë arsye është rritur numri i ekipeve policore në terren.
“Nëse Policia e Kosovës më parë ka qenë më e kujdesshme në shqiptimin e masave ndëshkuese, tani është bërë shumë më e rreptë dhe ka shqiptuar dënime , në kundërshtim me logjikën duke dënuar shoferë të automjeteve kur kanë qenë duke vozitur vetëm apo me anëtarë të familjes së ngushtë. Këtë e kanë bërë në paqartësi të Ligjit. Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime edhe nëse qytetarët nuk i kanë vendosur maskat si duhet. Dje, katër policë të PK, pasi e ndaluan një qytetar i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan qytetarin NN duke përdorur forcë fizike për neutralizimin e tij.”
“Në një informatë zyrtare, Policia e Kosovës ka deklaruar se qytetari i arrestuar përveç se ka fyer policët, e ka ngritur edhe dorën duke aluduar se ka dashur të përdorë forcë kundër zyrtarëve policorë. KMDLNJ, duke e gjykuar këtë rast si përdorim të panevojshëm të forcës ndaj një qytetari që vetëm verbalisht ka kundërshtuar policët dhe duke konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetimet e menjëhershme në mënyrë që pas hetimeve ta adresojë përgjegjësinë konkrete. Gabimi kryesor që e bënë Policia e Kosovës në përpjekje për të arsyetuar veprimet e policëve, shkelës të detyrës, është se për opinion e kanë një arsyetim universal se policët e përdorin forcën sepse rrezikohen dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve zyrtare”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNJ përshëndet dhe përkrah reagimin e menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është i sigurt se IPK do të merr vendim të drejtë, pas përfundimit të hetimeve.
“KMDLNJ e vlerëson Policinë e Kosovës si institucion prifesional, të besueshëm dhe korrekt e që e bënë njërinë ndër institucioneve më të sukseshme në rajon në zbatim të ligjit dhe të sigurisë andaj e refuzon çdo identifikim të disa policëve që shkelin ligjin gjatë punës së tyre, me punën e përgjithshme të Policisë së Kosovës. KMDLNJ ftonë qytetarët që t’i binden urdhërave të Policisë sidomos gjatë pandemusë sepse policët janë të detyruar ta zbatojnë ligjin dhe, nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve, ata duhet t’i paraqesin rastet në Inspektoratin Policor të Kosovës ose te organizatat për të drejtat e njeriut. Ky rast por edhe rastet tjera është edhe një argument shtesë për KMDLNj që bartja e maskave në mjedis të hapur nuk duhet të jetë e domosdoshme por se duhet t’i lihet vullnetit të qytetarëve dhe se për këtë arsye qytetarët nuk duhet të dënohen”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze