Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë, ka eskaluar dhe po paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Kështu ka vlerësuar KMDLNJ, e cila fushatën e partive politike e ka quajtur si “Wuhani i Kosovës” për përhapje të COVID-19.
KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat antiCOVID ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale.
Mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga COVID-19.
KMDLNj fton të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat antiCOVID dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Reagimi i plotë i KMDLNj-së
FUSHATA ZGJEDHORE E PARTIVE POLITIKE , WUHANI I KOSOVËS PËR PËRHAPJE TË CORONAVIRUSIT !
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë ka eskaluar dhe po paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Deri më tani ishin pikërisht politikanët që bënin thirrje publike për respektim të masava që i ka paraparë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , mbajtja e distancës sociale , vendosja e maskave mbrojtëse , përdorimi i mjeteve dezinfektuese sikur edhe ndalimi i grumbullimit të individëve , sidomos në objekte të mbyllura. Nga këto masa kanë pësuar qytetarët që janë gjobitur nga policia , edhe në raste banale sikur që janë dëmtuar shumë gastronomët . Jemi dëshmitarë se ekipet e inspeksionit , të shoqëruar me Policinë e Kosovës bëjnë vizita të rregullta të objekteve gastronomike me ç’rast , përveç dënimeve që i shqiptojnë, në jo pak raste e kanë mbyllur veprimtarinë , për një kohë të caktuar. Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë , përmes mediave vizive dhe rrjeteve sociale e grumbullimit të disa qindra simpatizuesve të partive politike në objekte të mbyllura ku distanca sociale mund të matet , jo me metra por me centimetra dhe se nuk ndërmerret asnjë masë për të parandaluar apo për të shpërndarë masën.
Gjithashtu , jemi dëshmitarë të procesioneve të politikanëve dhe përkrahësve të tyre rrugëve të fshatrave dhe qyteteve të Kosovës , pa respektuar fare masat e përcatuara anticovid. Deri më tani , inspekcioni ka shqiptuar disa gjoba e që janë të papërfillshme krahasuar me rrezikun për shëndetin e qytetarëve të Kosovës për shkak të mosrespektimit të masave. Nëse Policia e Kosovës , bashkë me Inspekcionin për shkak të mosrespektimit të masave përveç gjobave , si masë e shqiptojnë edhe mbylljen e lokaleve duke i larguar mysafirët , pse atëherë këtë standard të mbështetur në Ligjin për Pandeminë nuk e zbatojnë edhe ndaj tubimeve politike ku shkelen të gjitha rregullat e mundshme ? Pse duhet të jetë një standard për politikanët dhe mbështetësit e tyre dhe tjetër standard për bizneset dhe qytetarët e tjerë ?! Vendosja dhe zbatimi i standardeve të dyfishta për KMDLNj paraqet një standard diskriminues dhe shkeleje të drejtave të njeriut për trajtim të njëjtë para dhe sipas ligjit.
Shkaku se është e pamundur të inspektohen të gjitha lokacionet ku mbahet fushata zgjedhore të subjekteve politike , KMDLNj propozon që të merret si material dëshmues të gjitha iincizimet e mediave elektronike sikur edhe pamjet që i shpërndajnë përmes rrjeteve sociale , qoftë kandidatët që garojnë , qoftë subjektet politike apo edhe vet pjasëmarrësit në këto tubime ku , në mënyrë masive rrezikohet shëndeti i qytetarëve të Kosovës .
KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat anticovid ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale. Mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga Covid -19.
KMDLNj ftonë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat anticovid dhe në këtëmnyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
KMDLNj vlerëson se pas përfundimit të zgjedhjeve do të rriten rastet e infektimit me Covid -19 sikur edhe numri i viktimave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi