Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës nga “Termokosi”, duke e vlerësuar si një veprim të papërgjegjshëm dhe të dënueshëm. KMDLNj kundërshton edhe paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7%, duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar.
Në reagimin e KMDLNJ thuhet se “më 15.12.2021, përjashtuar QKUK-në, i tërë qyteti i Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ngrohje nga ‘Termokos’ me arsyetim se Ngrohtorja e Qytetit nuk po ka mundësi të furnizohet me avull nga KEK-u në kohën kur temperaturat janë shumë të ulëta, kur ka reduktime të mëdha të energjisë elektrike (deri në 13 orë brenda 24 orëve), kur drutë janë shtrenjtuar shumë, kurse thëngjilli nuk rekomandohet shkaku se e ndotë shumë ajrin”.
“T’i lëshë qytetarët pa furnizim me ngrohje edhe në kohën kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% përveç që është papërgjegjësi e pafalshme, rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, pamundëson kryerjen e punëve efektive për të punësuarit dhe vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve arsimore , që nga ai parashkollor e deri te ai universitar. Ndërprerja e furnizimit me ngrohje e rrit në mënyrë drastike shpenzimin e rrymës në kohën kur Kosova në përgjithësi, e Prishtina në veçanti , po përballen me mungesë të madhe të rrymës duke e vështirësuar gjendjen edhe më shumë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ, transmeton Telegrafi.
Më tej në reagim thuhet se thirrja publike e Qeverisë së Kosovës të kursehet rryma e humb kuptimin për shkak të mosfurnizimit me ngrohje e që e bënë të domosdoshëm përdorimin e rrymës për të siguruar ngrohje.
“KEDS-i për çdo ditë paralajmëron se cilat lokacione do të shkyçen nga rrjeti i furnizimit me rrymë me arsyetim se po punohet në rrjet apo në trafo. Çuditërisht, të gjitha këto shkyçje zgjasin 13 orë, e që lë për të dyshuar se shkyçjet janë të qëllimta (për të kursyer rrymë dhe për të mos blerë me çmime të kripura që janë sot në tregun botëror), duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Shkyçja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrymë prodhon efekt zinxhirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë”.
KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stabilizim të furnizimit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu kompensuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit.
Paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7% KMDLNj e kundërshton duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar dhe të cilët edhe deri më tani, me vështirësi dhe sakrifica i kanë paguar faturat e rrymës.
“KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të vendosë sistemin e faturimit për rrymën e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës duke e ndërprerë diskriminimin në baza etnike të konsumatorëve; serbët qe 22 vite nuk paguajnë rrymë dhe shërbime tjera, ndërkaq shqiptarët dhe qytetarët e komuniteteve jo serbe, pavarësisht gjendjes ekonomike që e kanë edhe me përmbarues detyrohen t’i paguajnë faturat”, thuhet në reagim.
“KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë lineare të subvencionojë shpenzimet e faturave të rrymës dhe shërbimeve tjera për aq sa do të ketë rritje të çmimit dhe sipas kriterit të vetëm, gjendjes ekonomike të konsumatorit”.
“KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që sindikatat t’i konsiderojë dhe trajtojë si partnerë, të bashkëpunojë me ta, të mos ndërhyjë në punën e sindikatave, kurse nga kryeministri Kurti kërkon që të takojë në baza të rregullta dhe çdo herë kur është e nevojshme udhëheqësit e sindikatave në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e lehtë për ta menaxhuar krizën duke evituar përshkallëzimin e situatës e cila nuk do ta zgjidhte asnjë problem”.
“KMDLNj kërkon nga sindikatat të kenë mirëkuptim për situatën e rëndë, të tregohen më tolerantë duke e arritur një marrëveshje që do të zbatohej në përputhje me mundësitë reale. Asnjë përshkallëzim i gjendjes, nga cilado palë qoftë e që nuk përputhet me mundësitë, nuk do të zgjidhë asnjë problem përkundrazi kriza vetëm sa do të thellohet. Në mozaikun e krizës botërore, Kosova nuk mund të jetë përjashtim”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025