Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me debatin mes ambasadorit amerikan Philip Kosnett dhe ministrit Abelard Tahiri, për lirimin e një të dënuari për krime lufte.
Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se sipas informatave bëhet fjalë për Sabit Gecin, për të cilin është pezulluar dënimi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe dhënia e mundësisë për shërim për të dënuarin jashtë institucioneve korrektuese dhe, në disa raste jashtë territorit të Kosovës.
Sipas KMDLNj-së ky vendim është i drejtë.
“Në rastin Sabit Geci, për aq sa ka informata KMDLNj-ë kemi të bëjmë me pezullimin e dënimit për gjendje të rënduar shëndetësore dhe dhënia e mundësisë për shërim për të dënuarin jashtë institucioneve korrektuese dhe, në disa raste jashtë territorit të Kosovës. Nga aspekti i drejtave të njeriut duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore të Sabit Gecit, vendimi për pezullim të dënimit është i drejtë. KMDLNj ishte dhe angazhohet që në raste ekstremisht të rënduara shëndetësore, duhet të pezullohet dënimi siç ishte rasti D.H”, thekson njoftimi.
Reagimi i plotë i KMDLNJ-së:
Ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z.Kosnet, reagoi duke kundërshtuar, siç thotë ai lirimin e një të dënuari për krime lufte për “rastin e Kukësit” nga Ministria e Drejtësisë përkatësisht ministri, z. Abelard Tahiri. Ishte pastaj një reagim sqarues i ministrit Abelard Tahiri i cili nuk e përmbylli rastin për shkak se opinioni në të shumtën e rasteve të tilla nuk ka informacione për mënyrën e lirimit të të dënuarve dhe se nën përgjegjësinë e kujt është lirimi i të dënuarve. KMDLNj ka pasur informata se për të cilin të dënuar është fjala e që pastaj u bë publik emri i tij përkatësisht bëhet fjalë për Sabit Gecin.
Tash, për opinionin duhet të sqarohet se në asnjë rrethanë ministri i Drejtësisë, në rastin konkret Abelard Tahiri nuk ka të drejtë të nënshkruaj lirimin e një të dënuari. Lirimin e të dënuarve e bënë vetem Paneli për Lirim me Kusht, në rast se vlerëson se janë plotësuar kushtet sikur që këtë të drejtë e ka Presidenti i Kosovës, me rekomandim të Komisionit.
Në rastin Sabit Geci, për aq sa ka informata KMDLNj-ë kemi të bëjmë me pezullimin e dënimit për gjendje të rënduar shëmdetësore dhe dhënia e mundësisë për shërim për të dënuarin jashtë institucioneve korrektuese dhe, në disa raste jashtë territorit të Kosovës. Nga aspekti i drejtave të njeriut duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore të Sabit Gecit, vendimi për pezullim të dënimit është i drejtë. KMDLNj ishte dhe angazhohet që në raste ekstremisht të rënduara shëndetësore, duhet të pezullohet dënimi siç ishte rasti D.H .
KMDLNj ka kundërshtuar dhe kundërshton trajtimin diskriminues të personave të dënuar sepse në institucionet e paraburgimit dhe të burgjeve ka raste përafërsisht të ngjashme apo edhe më të rënda se S.G. e të cilëve nuk u është pezulluar dënimi dhe për pasojë kanë vdekur në burgje apo kanë gjasa të vdesin në burgje.
KMDLNj e ka kundërshtuar dhe kundërshton që të dënuarit që nuk kanë probleme të mëdha shëndetësore të përfitojnë në dëm të atyre që e kanë gjendjen e rëndë shëndetësore. Kjo është kategoria e VIP të të burgosurve e cila ka qenë nëpër burgjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri më sot.
Për këtë arsye është i domosdoshëm ndërtimi i një spitali vetëm për të burgosur brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës ndërsa të ashtuquajturat “Dhoma të Sigurta” jo se nuk bëjnë zgjidhje por vetëm se e përligjin diskriminimin e të dënuarve dhe e legalizojnë korrupcionin. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë e kanë pësuar vetem dy kategori brenda ShKK-ës:
1.personeli shëndetësorë që janë detyruar nga njerëz të fuqishëm ( me urdhëra politik apo korrupcion) të lëshojnë dëshmi të rreme për gjendjen shëndetësore e të dënuarve, dhe
2.oficerë korrektues që kanë pësuar gjatë transportit të privuarve nga liria në spitale apo QKUK apo gjatë ruajtjes në këto institucione të personave të privuar nga liria. Një numër i madh i tyre ka përfunduar me aktakuza të ngritura apo janë në procese gjyqësore.
Reagimin e ambasadorit Kosnet, KMDLNj nuk e merr si kërcenim ndaj gjyqësorit apo Ministrisë së Drejtësisë, në rastin konkret ndaj ministrit Tahiri por si sinjalizim ndaj trajtimit diskriminues të personave të privuar nga liria përkatësisht të atyre me përkrahje të fuqishme politike dhe status të fuqishëm material dhe shoqërorë sa ishin të padënuar. Duhet të thuhet e vërteta se dhe sot personave të fuqishëm e që janë të privuar nga liria rrallë kush ka guxim t’ua “prish tymin e duhanit”. Kjo dukuri duhet të luftohet e që nuk është bërë në mënyrë të mjaftueshme deri më sot.
Vetëm duhet të bëhet një qartësim se çka nënkupton lirimi me kusht, lirimi nga presidenti, përfundimi i rregullt i dënimit dhe ndërprerja e përkohshme e dënimit për shkaqe shëndetësore apo të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama: Shijoni Alpet edhe gjatë dimrit
Përplasjet për doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
OBRM-PDUKM: Qeveria do të ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët