Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Lirive të Njeriut (KMLDNj), ka vizituar avokatin Gazmend Halilaj, cili po mbahet në ndalim policor 48 orësh në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.
Sipas një njoftimi për media nga KMLDNj, avokati pohoi se ai është arrestuar me datë 27.02.2019 në zyrën e tij në Drenas, në ora 14:00.
“Ai pohoi se atë e kanë arrestuar 4 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës, për të cilën gjë ai pohoi se nuk është në kompetencë të IPK-së dhe se arrestimin e tij e kanë bërë të njëjtë persona për të cilët një ditë më parë kishte bërë kallëzim penal. Nga zyra e tij në Drenas është shoqëruar në zyrat e IPK-së në Prishtinë ku është intervistuar në prani të avokatit të tij të cilin e ka angazhuar personalisht.
Avokati tha se gjatë arrestimit nuk i është prezantuar urdhër për arrest. I njëjti i pohoi KMDLNj-së se një zyrtarë i IPK-së e ka kërcënuar gjatë intervistimit se ai do të dënohet me burg. Gjatë qëndrimit në ndalim pohoi se për rreth 22 orë nuk kishte marrë as ushqim dhe as ujë.
Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Ndalimit është njoftuar me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe u shpreh se nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të uniformuar, as policëve të cilët e kanë transportuar dhe as ata të Qendrës së Ndalimit. Ai pohoi se i janë marrë për hetim 4 telefon celularë për të cilët ka nënshkruar formularin”, thuhet në njoftimin për media.
KMDLNj ka biseduar edhe me zv.drejtoreshën e Qendrës së Ndalimit në lidhje me shqetësimet e ngritura nga i ndaluari dhe i pohuan se i njëjti në ditën që është vendosur në Qendrën e Ndalimit ka qenë ora 18:30h dhe shpërndarja e darkës bëhet në ora 18:00 dhe Q. e Ndalimit nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim për të privuarit që vijnë pas kësaj ore.
“Kurse të nesërmen, më datë 28.02.2019 stafi i pohuan KMDLNj-së se z.Halilaj ka marrë mëngjesin dhe drekën. Avokatin me datë 27.02.2019 e kanë vizituar edhe stafi i emergjencës shëndetësore dhe është trajtuar me barërat e pëcaktuara nga mjeku.
KMDLNj e vlerëson angazhimin e stafit në Qendër të Ndalimt përkundër kushteve jo të mira të punës e që këto kushte nuk janë të mira as për personat e ndaluar. Për kushtet jo të mira në Qendrën e Ndalimit për të punësuarit dhe ata që mbahen, KMDLNj ka kërkuar nga ministri për MPB sikur edhe nga drejtori i përgjithshëm i PK të ndërmarrin të gjitha masat që ato të përmirësohen kurse, si zgjidhje më të mirë e sheh zhvendosjen në një objekt tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame