Klum refuzon dietën

35-vjeçarja është kritikuar verbalisht muajin e kaluar nga dizajneri gjerman Wolfgang Joop për kilogramët e tepërt të saj. Mirëpo, Klum ka reaguar duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë tip që e ka shmangur ushqimin, por megjithatë ajo ka një trup të mirë.
“Asnjëherë nuk kam qenë tip që kam mbajtur dieta. Por kur fillova të merrem me modelim e dija se duhet të kem kujdes se çka do të ha dhe se duhet të ushtroj. Mirëpo unë jam e angazhuar ndaj fëmijëve të mi dhe burrit, kështu që nuk kam kohë të trashem”, ka shpjeguar Klum.
Nga
Telegrafi
06/03/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































