Djali i legjendës holandeze, Patrick Kluivert, Justini, e sheh vetën pas do vite te ish-skuadra e babait të tij, Barcelona.

Justin Kluivert është vetëm 17-vjeçar, por po mahnit të gjithë me aftësitë e tij.


Era për gol me manovrat e mira në sulm kanë bërë që Justin të shihet si pasardhës natyral i babit të tij.

Ashtu mendon edhe sulmuesi i ri i Ajaxit, i cili shpreson që pas një kohe të luaj te gjiganti spanjolle, Barcelona, aty ka babai i tij luajti me plot sukses për shumë vite.

“Barcelona është klubi im i ëndrrave. Por, përpara Barcelonës, unë do të doja të luaj në Angli”, ka thënë fillimisht Kluivert për Mundo Deportivo, përcjell Telegrafi.

“Unë mund të shoh veten në Barça brenda 7 vitesh”, përfundoi talenti holandez.

Ndryshe, Justin këtë javë shënoi edhe golin e tij të parë me skuadrën e parë të Ajaxit, duke bërë bujë të madhe neper media evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app