LAJMI I FUNDIT:

Klubi i shumë futbollistëve shqiptarë bie nga Superliga zvicerane, tifozët ndërpresin ndeshjen dhe detyrojnë futbollistët t’i zhveshin fanellat

Klubi i shumë futbollistëve shqiptarë bie nga Superliga zvicerane, tifozët ndërpresin ndeshjen dhe detyrojnë futbollistët t’i zhveshin fanellat

Elita e futbollit zviceran ka mbetur pa ekipin më të trofeshëm, Grasshopper.

Gjiganti zviceran edhe zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën Superligës së Zvicrës, pasi ka rënë në Challange League (kategoria e parë).

E rënien në një rang më të ulët garash nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët e klubit bardhekaltër.


Ishte minuta e 68-të e ndeshjes kur mesfushori i Kosovës, Idriz Voca shënoi golin e katërt për Luzernin (4-0), ndërsa tifozët mysafirë e pushtuan fushën.

Arlind Ajeti

Pasi e ndërpriten ndeshjen, ultrasit e Grasshopper biseduan me kapitenin e skuadrës Heinz Lindner dhe i kërkuan që të gjithë futbollistët t’i dorëzojnë fanellat e klubit pasi ata nuk i meritojnë ato fanella.

Tifozët që u futën në fushë vazhdimisht i fyenin futbollistët, por që nuk kishin guxim t’i sulmonin pasi kishte forca të mëdha të policisë.

Në mesin e 18 futbollistëve të grumbulluar për këtë takim ishin edhe shqiptarët Arlind Ajeti, Bujar Lika e Nedim Bajrami.

Ndërkohë për Grasshopperin luajnë edhe Gjelbrim Taipi, Shani Tarashaj, Mersim Asllani e Mërgim Bajrami, por që këta katër nuk ishin të ftuar për këtë takim.

Kësisoj skuadra më e trofeshme zvicerane, Grasshopper me 27 tituj shtetëror e 19 Kupa të Zvicrës bie nga elita për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori