Vazhdon interesimi i klubeve të Seria A për mbrojtësin prishtinas Ardian Ismajli.

Mbrojtësi shqiptar që po shkëlen në Kroaci me Hajdukun e Splitim, ka qenë i lidhur së fundmi me Bolognan, por tani një klub tjetër është vënë pas tij.


Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Lecce është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe shqiptari është një nga alternativat.

51887636 2130021913975479 2238017993776824320 n

Kjo pasi uruguaiani Rogel, është alternativa e parë, por tashmë ai është pjesë e Touluses, ku nënshkroi verën që lamë pas.

Drejtori sportive i Lecces, Mauro Meluso,  ka thënë se janë në bisedime me një mbrojtës duke konfirmuar se brenda afatit të janarit, do të blihet një i tillë.

Vlera e shqiptari llogaritet të jetë 1 milion euro.

72474080 2483019748620602 2282180758774743040 o

Mbrojtësi prishtinas ka luajtur 18 ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërsa me Kombëtaren Shqiptare ka 8 paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app