LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon Konventën e Dytë të Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon Konventën e Dytë të Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë organizon Konventën e Prodhuesve.

Synimi kryesor i Konventës është diskutimi i hapur rreth temave të cilat ndikojnë në fuqizimin e prodhuesve dhe që rrisin konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”.

Edicioni i dytë i Konventës do të fokusohet në dixhitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si shtytës të zhvillimit ekonomik.


Konventa e Prodhuesve të Kosovës është ngjarje gjithëpërfshirëse, që përfshin prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, institucionet dhe agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave jo-qeveritare.

Ky edicion do të mbahet më 19 shkurt në Hotel Emerald, duke filluar nga ora 09:00. /Telegrafi/