Klubet e mëdha evropiane pas Tonalit

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali është shënjestruar nga klubet më të mëdha në Evropë dhe po bëhen gati ofertat për verë. Presidenti i klubit, Massimo Cellino nuk ka ndërmend të shesë këtë dimër 19-vjeçarin, por mund të bëjë lëvizjen e duhur në verë.Ai ka zhvilluar 19 ndeshje dhe ka shënuar një gol për klubin e promovuar rishtazi në Serie A.

Tonali raportohet se është shënjestruar nga Inter dhe Juventus, por nuk mungon as interesimi i Paris Saint-Germain, që janë në kërkim të një marrëveshje me lojtarin. Gianluca Di Marzio shkruan se klubet më të mëdha po e shikojnë italianin si futbollist me të ardhme.

Mësohet se edhe Manchester City mund të bëjë gjithashtu një ofertë. /Telegrafi/


















































