Miroslav Klose ndihet i lumtur që i është bashkuar stafit të trajneri Joachim Low te kombëtarja gjermane.
Ish-sulmuesi i madh i Gjermanisë dhe shumë skuadrave të njohura ka pranuar para disa ditëve një rol në kombëtaren gjermane, teksa tani pas daljes në stërvitje me futbollistët, ndihet i lumtur dhe krenar për këtë mundësi.
“Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e kësaj familje të madhe, dhe të kem mundësi për të punuar këtu”, ka thënë Klose një konferencë për media, përcjell Telegrafi.
“Kam menduar për këtë qe një kohë të gjatë. Si një lojtar, unë kam qenë gjithmonë i interesuar në taktikat dhe se si mund të bëj më mirë. Tani unë kam vendosur për të marrë një pamje të re në futboll si trajner i mundshëm në të ardhmen”.
“Për të pasur mundësinë për të punuar me një trajner fitues i Kupës së Botës është ndjenjë e veçantë dhe jo të gjithë e kanë atë mundësi. Unë dua të thith sa më shumë njohur që është e mundur që të më ndihmojnë në të ardhmen.
“Unë kam qenë i pranuar mrekullisht në stërvitjen e ekipit . Ata më integruan mua nga sekonda e parë dhe kjo është një nder i madh për mua”, përfundoi Klose. /Telegrafi/