Jurgen Klopp ka krijuar një skuadër të jashtëzakonshme si menaxher i Liverpoolit, duke përmirësuar lojtarët dhe duke nënshkruar disa shumë të mirë, dhe ai ka bërë një zgjedhje surprizë për ‘nënshkrimin’ e tij më të mirë.
Trajneri gjerman e ka çuar skuadrën e tij afër fitimit të titullit të Ligës Premier pas 30 viteve, një titull që ata do ta kishin përfunduar deri tani, nëse nuk do të ishte pezulluar shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Klopp ka kaluar vitet e fundit duke ndërtuar një ekip të shkëlqyeshëm dhe ka bërë disa nënshkrime të shkëlqyera, madje edhe ato që kanë thyer rekorde botërore si Alisson dhe Virgil van Dijk.
Megjithatë, i pyetur nga Pure Football Podcast, se cili ishte nënshkrimi më i miri, ai ka zbuluar se është një lojtar që tashmë ishte në klub, Trent Alexander-Arnold.
“Është Trent. Ne nuk kishim nevojë ta blinim atë, por ndihmësi im Pep Lijnders e solli atë dhe tha: Ai luajti rolin e numrit 6 për mua. Luajti në dy krahët e mbrojtjes, luajti në të djathtë dhe në të majtë të sulmit”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Pastaj ai erdhi dhe kishte vetëm një problem: Trent nuk ishte aq i përshtatshëm. Por, ai ishte një fëmijë, kështu që ai nuk ishte mjaft i përshtatshëm, por ne pamë menjëherë, mençurinë e tij për futbollin”.
“Por, pastaj ai bëri hapa vetë që ishin vërtet të pabesueshëm dhe që ishte vërtet e këndshme për tu parë. Pastaj ai bëri gabime dhe nuk hoqi dorë”, përfundoi gjermani.
21-vjeçari bëri debutimin e tij në vitin 2016, në një ndeshje në Kupën e Ligës kundër Spurs, ndërsa në Ligën Premier vetëm disa muaj më vonë në një ndeshje kundër Manchester Unitedit.
Ai ka vazhduar të luajë 125 herë tashmë për Reds dhe është bërë një pjesë integrale e mënyrës se si luan skuadra e Klopp.
Këtë sezon Alexander-Arnold ka 12 asistime, duke e vendosur atë të dytin vetëm katër asistime pas Kevin de Bruyne të Manchester Cityt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë