Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga klubi para se të mbyllet afati kalimtar. 

Ylli zviceran u la jashtë skuadrës në ndeshjen që Liverpool e humbën ndaj Arsenal pas penalltive në Carabao Cup.


Klopp u pyet për Shaqirin, duke thënë se ai nuk është i lënduar, por as i dënuar.

klopp shaqiri

“Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore".

"Është një periudhë e vitit kur një trajner merr disa informata, atëherë unë duhet të reagoj për këtë", ka thënë Klopp.

200625115534 klopp tease exlarge 169

Shaqiri ka qenë i lidhur me klube italiane dhe turke gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app