Klopp: Sigurisht që jemi të interesuar për Kylian Mbappe, nuk jemi të verbër

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli është i interesuar për lojtar si Kylian Mbappe, por nuk mund të futet në këtë garë.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po tentojnë të bindin sulmuesin që të jetë në radhët e tyre, madje duke e bërë atë lojtarin më të paguar të sportit më të ndjekur në botëe.
Por, trajneri i The Reds ka bërë të ditur se përkundër dëshirës së tyre për ta transferuar 23-vjeçarin, ata nuk mund të garojnë me skuadra që natyrisht se qëndrojnë më mirë financiarisht.
"Sigurisht që jemi të interesuar për Kylian Mbappe, nuk jemi të verbër”, ka deklaruar fillimisht Klopp.
“Por, ne nuk jemi pjesë e kësaj gare “Mbappe”… ne nuk mund të jemi pjesë e këtyre betejave”.

Nga
Telegrafi
17/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































