LAJMI I FUNDIT:

Klopp nuk është i kënaqur me fitoren me pesë gola ndaj Manchester United: Epo nuk ishte perfekt, duhet të përmirësohemi

Klopp nuk është i kënaqur me fitoren me pesë gola ndaj Manchester United: Epo nuk ishte perfekt, duhet të përmirësohemi

Jurgen Klopp nuk kënaqet lehtë, madje edhe atëherë kur skuadra e tij fiton thellë ndaj rivalëve më të mëdhenj në Ligën Premier.

Trajneri gjerman këtë të premte ka folur pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester United, duke mos u ndarë i kënaqur me disa gjëra që ka parë në atë ndeshje.

Ai ka thënë se në fitoren e arritur në “Old Trafford”, vendasit kishin shumë raste të mira.


“United kishte raste të qarta, të cilat ne ua dhuruam. Nuk duhet t’i besojmë fatit apo Alissonit. Mund të kishim bërë më mirë. Folëm në pushimin mes pjesëve, megjithëse po fitonim 4-0”.

“Ne duhet të përmirësohemi, e dimë. Bota kështu është: fiton 5-0 në fushën e United dhe gjithçka është perfekt. Epo, nuk ishte”.

“Duhet të përmirësohemi në stabilitetin e mbrojtjes, kur kundërshtari ka topin. Nuk ka arsye të rrezikojmë nëse i bëjmë gjërat mirë. Ka ende vend për përmirësim”, deklaroi gjermani.

Liverpooli mban pozitën e dytë në Ligën Premier me 21 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori