Klopp i ka shkaktuar më së shumti humbje Guardiolas se çdo trajner tjetër

Liverpooli e ka mposhtur Manchester Cityn në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier me rezultat 3-1 në Anfield Road.
The Reds fituan me golat e Fabinhos, Mohamed Salahut dhe Sadio Manes, derisa golin e vetëm për Citiznes e shënoi Bernardo Silva.
Liverpooli e thelloi diferencën në nëntë pikë ndaj Cityt, derisa Jurgen Klopp ka vendosur rekord të ri kundër Pep Guardiolas.

Trajneri gjerman i ka shkaktuar më së shumti humbje spanjollit që kur u bë trajner i Barcelonës në vitin 2008.
Guardiola ka humbur shtatë takime në përballjet ndaj Kloppit, derisa pesë kanë ardhur në ndeshje zyrtare:
2013: Dortmund 4-2 Bayern Munich
2014: Bayern Munich 0-3 Dortmund
2018: Liverpool 4-3 City
2018: Liverpool 3-0 City
2019: Liverpool 3-1 City. /Telegrafi/





















































