Tottenham Hotspur do të jetë nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen kryesore të javës së 22-të në Ligën Premier.

Kjo ndeshje do të vë përballë dy trajnerë fantastikë, Jose Mourinhon e vendasve dhe Jurgen Kloppin e mysafirëve.


Trajneri gjerman i Liverpoolit ka dhuruar spektakël në konferencën për shtyp me gazetarë në lidhje me homologun e tij portugez.

Gazetarët anglezë e pyetën gjermanin nëse ka qenë ai më i mirë gjatë karrierës si futbollist apo Jose Mourinho.

trainer kollegen liverpools klopp l und tottenhams mourinho

Klopp ka ironizuar duke thënë se nuk e di se çfarë pozite ka luajtur portugezi dhe mendonte se ishte portier, ndërsa u kërkoi gazetarëve të kërkonin në ‘Google’, për pozicionin që kishte Mourinho.

“Nuk e di se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho... A ishte portier? A e di dikush se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho?”.

“Mos më fajësoni mua nëse nuk e dini... Mendoj se ka qenë portier... Unë dua ta di tani pozitën që ka pas. Shikojeni në Google”, iu drejtua Klopp gazetarëve duke qeshur.

23235382 0 image a 32 1578658554222

Gazetari anglez iu përgjigj që nuk kanë kohë, ndërsa Klopp ia ktheu menjëherë: “Kemi kohë, unë kam kohë”.

Pasi gazetari e shikoi në Google, ai iu përgjigj se Mourinho ka luajtur mesfushor.

E në atë moment Klopp i kërkoi falje Mourinhos duke qeshur: “Më fal Jose”, përfundoi Klopp.

Mbetet të shihet në përballjen mes dy skuadrave që fillon nga ora 18:30 se cili do të fitojë sfidën. /Telegrafi/

telegrafi sport app